Skip to content

Perreth globit me vetem 2$!!!

09/12/2009

Nje “turist” ka shpenzuar tete vjete duke udhetuar ne 37 vende te botes me vetem 2$ dhe mjeti i tij i vetem i transportit ka qene nje biciklete modeste.

UK Telegraph raporton se japonezi 36 vjecar Keiichi Iwasaki doli prej shtepise se tij ne vitin 2001 me vetem 160 Yen ne xhep, ose ndryshe 2$, pasi puna e tij e merzitshme ne zyre me ajer te kondicionuar i kishte ardhur ne maje te hundes.

Pasi pershkroi gjithe Japonine me bicikleten e tij ne nje periudhe 1vjecare ai vendosi qe ta vazhdonte udhetimin edhe ne Korene e Jugut dhe eventualisht edhe ne 35 shtete te tjera me vone…

Gjate udhetimit te tij z. Iwasaki u sulmua nga nja qen i semure ne Tibet, u grabit nga piratet e madje edhe u arrestua njehere ne Indi.

Ai pershkroi rreth 45000 kilometra ne aventuren e tij maratonike dhe shenoi gjithashtu edhe nje rekord per vendin e tij; ai u be i pari japonez qe ngjiti majen e Everestit nga niveli i detit pa perdorur asnje mjet tjeter transportues pervec bicikletes.

Gjate udhetimit te tij, zotit Iwasaki i eshte dashur te kaloje edhe hapesira detare per te kaluar nga nje shtet ne tjetrin; me biciklete kjo do te ishte paksa … e pamundur!!! Keshtu qe zgjodhi qe kete pjese te udhetimit ta bente me traget.

Ai tregon se nuk deshiron te udhetoje me aeroplane pasi mendon se eshte e rendesishme qe cdo pjese te udhetimit te tij ta ndjeje plotesisht ne lekuren e tij, te thithe ajrin dhe atmosferen e vendeve ne te cilat shkel.

Z. Iwasaki tashme ndodhet ne Zvicer dhe shpreson te ngjise Malin e Bardhe, majen me te larte te Europes e me pas do te vazhdoje udhetimin e tij ne Afrike dhe ne Amerike ne pese vitet e ardhshem.

Per te pershkruar me se miri kete aventure ai po mendon gjithashtu qe te shkruaje nje liber.

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: