Skip to content

TERMET PERSERI!!!

09/06/2009

Sapo u lekundem nga nje termet relativisht i gjate (mbi 20 sekonda). Rreth ores 23:50 Tirana u lekund dhe pallatet e larta jane ato qe e ndjene me shume. Tirana e Re e mbushi sheshin e saj me qytetare te frikesuar. Ky termet eshte i disajti per muajt e fundit dhe kjo gje eshte shqetesuese. Shpresojme qe te ket qene me kaq per sonte…

AZHORNIM 1: Sipas EARTHQUQAKE HAZARDS PROGRAM, i institutit te vezhgimit gjeologjik te qeverise Amerikane, termeti ka ndodhur rreth ores 23:49 dhe informacionin e metejshem e gjeni ketu. Ndersa per ta pare ne Google Earth ne kohe reale se ku ekzakt eshte epiqendra, duhet te zbrisni skedarin ketu dhe me pas ta hapni me programin Google Earth!
AZHORNIM 2: Termetet e vogla vazhdojne dhe ne vazhdojme ti ndjejme. Duke kerkuar neper data, dolem ne nje koicidence bezdisese. Si sot 10 vjet me pare ne Athine ra termeti i famshem i 1999 i cili mori jeten e 143 personave…

Lajmi me pare kalon tek ne.

Funky Fish Production.

__________________________________________________________

Perditesim 12/09/2009

Termeti i radhes u ndje vetem para pak castesh (20:45) ! Eshte bere me keq se ne Japoni, po jetojme me friken e termeteve! Duke pare pamjet e Dibres dhe duke na u kujtuar ato te l’Aquila te para disa kohesh nuk mund te jesh vecse i shqetesuar! Sizmiologet thone se te pakten Tirana eshte e sigurt prej termeteve por a mund t’i zihet bese ndertuesave!? Zoti na ruajtte thuaj! 😀

__________________________________________________________

Perditesim 15/09/2009

Toka eshte lekundur serish fort rreth ores 10:37 minuta. Kete radhe lekundjet  kane shkaktuar panik tek qytetaret e Kavajes pasi atje ato jane ndier deri ne 5 balle.

Sizmiologet thone se epiqendra e ketij termeti ka qene rreth 2 kilometer larg qytetit te Kavajes, diku ndermjet fshtatit Synej dhe Kavajes. Lekundjet e tij jane ndiere me lehte ne Durres e Tirane, si dhe ne zonat perreth tyre.

“Intensiteti i termetit qe u regjistrua sot ne oren 10:37 ka qene 5 balle”, thote Llambro Duni, pergjegjes i Departamentit te Sizmologjise.

Per sizmologet ky termet konsiderohet normal duke pasur parasysh qe Kavaja futet ne nje zone me aktivitet te larte sizmologjik.Pasi sipas tyre e gjithe zona e detit Adriatik duke vazhduar ne detin Jon ne jug deri ne Greqi historikisht jane regjistruar lekundje te forta termeti.

No comments yet

Leave a comment