“Videocracy – Basta Apparire”, filmi mbi boten mediatike te Berlusconit.
Filmi “Videocracy (Basta Apparire)” i regjisorit italian Erik Gandini, i prezantuar ne festivalin e filmit ne Venezia ka ngjallur shume interes dhe debat per temen dhe personazhin qe trajton.
Ne film tregohen pasojat e nje eksperimenti televiziv qe italianet po pesojne keto 30 vjetet e fundit; tregohet se si mund te arrihet deri ne sferat me te larta e te fuqishme sikurse ka ndodhur metamorfoza e cuditshme qe nje showgirl te zere postin e ministres.
(Kujtojme qe dicka e ngjashme ka ndodhur edhe ne Shqiperi, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, profesion te meparshem ka pasur ate te prezantueses televizive.)
E si per te rikonfirmuar ndikimin qe Kryeministri italian ka mbi mediat, traileri i filmit nuk eshte lejuar te transmetohet per qellime komerciale as ne RAI e as ne MEDIASET.