Skip to content

Berisha-Meta firmosin marrëveshjen.

09/02/2009

Pas negociatave PD-LSI u ra dakort që LSI do zgjedhë Zv/Kryeministrin e Qeverisë, dhe do drejtojë Ministrinë e Jashtme, atë të Ekonomisë si edhe të Shëndetësisë. Ilir Meta do jetë njëkohësisht edhe Zv/Kryeministër edhe Ministër i Jashtëm, Dritan Prifti do të jetë Ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës ndërsa Petrit Vasili do të jetë Ministër i Shëndetësisë. Poashtu LSI do zgjedhë njërin nga 2 zv/kryetarët e Parlamentit. Gjithashtu, 20% e drejtuesve të çdo niveli qeverisës do zgjidhen nga LSI.

Qeveria e re, Berisha-Meta firmosin marrëveshjen. Kryeministri Berisha u shpreh pas firmosjes së marrëveshjes me LSI-në se PD dhe LSI-ja firmosën marrëveshjen e koalicionit të qeverisjes së 4 viteve që do vijnë dhe në vazhdim, marrëveshje kjo që ka si qëllim kryesor krijimin e një qeverie të integrimit europian. “Marrëveshja ka dhe një kuptim politik të madh sepse është një marrëveshje me një spektër të gjërë për qytetarët që votuan në qendër” theksoi Berisha. Më tej ai theksoi se qeveria do të ketë një program shumë më të pasur dhe do të përfaqësojë një spektër edhe më të gjërë të zgjedhësve shqiptarë. Është një koalicion i suksesshëm për qeverisjen e vendit dhe do t’i japë shqiptarëve, në përputhje me premtimet, vendimin për heqjen e vizave, dhe nëpërmjet reformave, statusin e vendit kandidat për në BE – tha Berisha.

Pas negociatave PD-LSI u ra dakort që LSI do zgjedhë Zv/Kryeministrin e Qeverisë, dhe do drejtojë Ministrinë e Jashtme, atë të Ekonomisë si edhe të Shëndetësisë. Ilir Meta do jetë njëkohësisht edhe Zv/Kryeministër edhe Ministër i Jashtëm, Dritan Prifti do të jetë Ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës ndërsa Petrit Vasili do të jetë Ministër i Shëndetësisë. Poashtu LSI do zgjedhë njërin nga 2 zv/kryetarët e Parlamentit. Gjithashtu, 20% e drejtuesve të çdo niveli qeverisës do zgjidhen nga LSI.

Bisedimet LSI-PD janë përqendruar edhe në objektivat politike të përbashkëta për fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2011 si edhe për atë të vitit 2013. U ra dakord gjithashtu edhe për arritjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në mënyrë që të rritet gjithëpërfshirja në hartimin e Kodit të ri dhe administrimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Meta: Rama nuk ka përse ankohet. Kryetari i LSI-së Ilir Meta shpreh keqardhjen për rrugën e errët në të cilën po ecën Partia Socialiste, që po pengon progresin e kësaj force politike. “Nuk i takon Ramës që të ankohet për zgjedhjet, kur ai vetë diktoi reformën zgjedhore dhe ka qenë pjesë e administrimit të zgjedhjeve po aq sa edhe Partia Demokratike”, u shpreh Meta. Sipas tij, Rama nuk ka shfaqur ankesa në ditën e zgjedhjeve dhe as ditët e tjera pas 28 qershorit, kur ftoi Metën të bëhej kryeministri në këmbim të marrjes së mandateve të LSI-së.

Nga ana tjetër Meta ka folur për frymën e qeverisjes dhe ndër të tjera u ndal tek administrata publike; “Kjo marrëveshje nuk do të cënojë statusin e nënpunësit, pasi morali i LSI-së dhe i imi nuk është për të ardhur në koalicion për te hequr disa njerëz nga puna dhe për të sjellë disa të tjerë. Eshtë morali për të hapur 100-160 mijë vende të reja pune për gjithë shqiptarët gjatë këtyre 4 vjeteve”, ka pohuar Meta, i cili ka shprehur kenaqësinë e tij edhe për mirëkuptimin e gjetur me PD-në për projektligjin për moshën e tretë.

/Gazeta Libertas/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: