Skip to content

“Lufte” ne Facebook per Dritan Dajtin

08/25/2009

Pas betejes per kapjen e Dritan Dajtit qe u mbyll me kater police te ekzekutuar dhe 23 vjecarin Ledion Mara te vrare, nje tjeter beteje por kesaj radhe jo me plumba, por kercenime dhe fjale po zhvillohet ne Facebook.

Fansa te te riut qe u vra gjate operacionit policor ne Durres, por edhe persona te tjere qe perkrahin policine, vazhdojne te kercenohen me njeri-tjetrin, secili ne frontin e vet. Shoket e te riut te vrare kane arritur deri aty sa kane vene nje shperblim prej 20 mije euro per personin qe do te siguroje nje foto te forcave te policise dhe te nje polici me inicialet I.GJ.

Kercenimi i hapur por edhe detaje te tjera qe flasin per skenare hakmarrjeje, arratisje te dyte te Dritan Dajtit e kane detyruar policine te vendose nen mbikqyrje kete faqe dhe te dergoje ne prokurori cdo material qe hidhet aty, duke nisur keshtu hetimet per kercenime ndaj punonjesve te policise.

Mes mesazheve te renda ka fjali te tilla si, “Shteti i ulet ne gjunje Dritan Dajtit. Ledion Mara eshte deshmori i vertete”, apo “Shteti i vret te fortet megjithese jane te pafajshem, sepse kane frike prej tyre, por kane harruar nje gje, 1 bie 1000 ngrihen dhe do ju shkaterrojme ju o shtet”.

Ne adrese te polcise leshohen fjali te renda si, “Keshtu do ta pesoni o police. Doni te leme te qete policet e vrare, na lini te kujtojme Ledionin, kjo eshte negociata”. Ne total jane 440 persona te perfshire ne kete debat, i cili sipas policise dhe prokurorise po sulmon direkt oficere policie te caktuar dhe po ngre per here te pare nje grup ne rrjet.

/Top Channel/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: