Skip to content

Bajame dhe Cigare

08/24/2009

Të gjitha pjesëzat e mëposhtme mu kujtuan vetëm një pasdite si një film i vetëm që filloi nga mendja dhe vijoi në kraharor për tu ngjitur sërish lart dhe për të më bllokuar veshët dhe fytin nga një mozaik ndjenjash që dukeshin sikur ishin hija e pandarë e “filmit” që po shihja vetëm unë.

Teksa po gjerbja kafen e pasdites duke shtyrë parazitizmin me një shoqen time përballë ish vilës Enverit për momentin përjetova kënaqësinë e humbjes në mendime duke tundur kokën lart e poshtë sikur po dëgjoja fjalët e shoqërueses por në fakt as fjalës së urtë popullore “nga njëri vesh me hynë e nga tjetri më dolën” nuk ju afrova. Pas kësaj, pasi pashë që tundja kokës funksionoi si më mirë planit të “mashtrimit në tavolinë” I dhashë vetes edhe luksin e lëvizjes së kokës sa andej këndej për të parë miletin që nuk po I shihej fundi atë orë pasditeje. Kur ktheva kokën djathtas në afërsi të shkallëve të bar Colisit pashë atë vajzën e vogël me flokët e prerë drejt poshtë veshit, që shiste bajame dhe që më duket se e shihja gjithmonë në bllok e cila po luante me koshin e plehrave ku punonjësit e bankës pranë mund të fiknin cigaret kur I pinin jashtë.
Vajza dhe cigarja më kujtuan një tjetër personazh, po të këtij blloku një zonë e cila nga një anë “ju jep jetë” kafe pirësve si unë aty dhe nga ana tjetër “ju a merr atë” fëmijeve si shitëses së bajameve.
Para shtatë viteve në kohën kur bar Cawboy ka qenë në kulmin e popullaritetit si bar, jasht derës hyrese të tij apo ndryshe jashtë kufirit ndarës të “tipave” që shijonin jetën dhe “tipave” nën shërbimin e tyre ishte dhe 14 vjeçari “Nils Holgersoni” siç I thërrisja unë që si dhe shumë bashkëmoshatar të tijët të tjerë shiste cigare aty pranë. Në fakt unë asnjëherë nuk I bleja gjë se dhe nëse doja të pija duhan me 200 lekë që kisha tarifën ditore të prindërve mundohesha ta shfrytezoja për lëng frutash se nëse merrja kafe do ma hiqnin filxhanin që dhjetë minutshin e parë nga tavolina me mesazhin e nënkuptuar “ zhduku kur nuk konsumon”
Me Nilsin përshëndetesha gjithmonë madje hera- herës edhe bisedonim kur miket e mija vonoheshin por gjithmonë fjalët bëheshin te ndarë në mes nga trau i barit i cili ishte dhe kufiri mes rrugës dhe ndërtesës. Pas mbylljes së Cawboit unë nuk u kujtova më për Nilsin ndoshta nga që nuk e pashë më apo ndoshta dhe nga memoria ime e dobët.
Natën e Vitit të Ri 2007 po e festonim të lokali I këngëtares Rovena Dilo pasi përveç faktit që hyrja ishte “frë” atë natë kur çmenden çmimet kishte dhe vende për tu akomoduar dhe për ne që nuk kishim prenotuar. Teksa po kaloja afër banakut dikush më foli. Ishte një djale rreth të 18-ave, bjond, me pak puçra në fytyrë dhe i veshur me këmishë të bardhë. Pyetjes sime “ njihemi gjë” ju përgjigj jam X duke thënë emrin e vetë por unë sërish nuk u kujtova. Kur më tha jam Nilsi ju hodha në qafë dhe spo u besoja syve se sa ishte rritur ai djalë. Fëmija I cigareve tashmë ishte zgjatur dy herë sa unë, punonte në ndërtim në Greqi dhe po pinte një birrë atë natë fundviti në banak po vetëm si dikur. Mu lut të më qeraste po nuk doja kursesi që të kaloja në gurmaz pije të blerë me gjak, pije e cila pati në çmim jo vetëm fëmijërin e djalit të dikurshëm por dhe pjekurinë e parakohshme deri në rrudhat e para të fëmijës pa fëmijëri.
Kthehem në të tashmen te lokali përball ish Viles Enverit ndërsa vajza 6 vjeçare po luante akoma me vete. Pas pak filloi të vraponte dhe u ul në një tjetër tavolinë. Fillova të mbysja ndjenjën që më kishte bllokuar kraharorin me idenë se memoria ime si gjithmonë e dobët e ka ngatërruar atë me ndonjë nga fëmijët fatkeq që shiste bajame dhe se ajo mund të ishte me prindërit ulur diku pranë meje dhe ata e kishin llastuar me një tufë me bajame.
Dhe për momentin hidhërimi im iku pothuajse fare kur në krahun tim shfaqet vajza me bajamet në dorë dhe tre moshatare të saja të shoqëruara nga tre karroca me kukulla dhe tre nëna jo më shumë se 35 vjeçe. Ndërsa shfryva e lehtësuar për te duke parë syte e saj të mrekulluar pas kukllave dhe se dhe se si ajo u deh pas tyre, ampermetri im shpirtëror u shemb sërish në amplitudat negative. Njëra nga mamatë e shtyu me dorë vajzën “bezdisëse” dhe me hapa të shpejt u largua nga ajo duke nxitur të shpejtonin dhe bijat e tyre. Në ato momente do doja të kisha gjithë kukullat e mija të fëmijërisë aty, edhe pse të gjitha janë të qethura gëzhdallë nga unë dikur dhe të cilat ime më I mban akoma për të më kujtuar çi ndodh flokëve kur I lyen apo I qeth shpesh që tja jepja përulësisht asaj fëmijë që mban një familje të tërë dhe të shkelja me këmbë atë grua që për të rritur fëmijën e saj me “ përkujdesjen e këshilluar nga manualet moderne” e argëtonte fëmijën rrugëve të bllokut.
I fola vajzës dhe I dhashë 100 lekë aq sa mu gjenden të holla me vete duke I thënë se bajamet nuk I doja. Në vend që të më falenderonte siç unë prisja, ajo mi la bajamet në tavolinë edhe iku. I thërrita sërish dhe I thashë që bajamet nuk I doja. Gjithë nervozizëm dhe me filozofinë më idealiste ajo mu përgjigj” unë nuk jam lypse, pagove lekët bleve bajamet. Nëse nuk I do hidhi”.
Heshta! Ishte grushti më I fortë që kisha marrë ndonjëherë në stomak. Fëmija 6 vjeçar më mësoi historinë e vuajtjes, mëshirës dhe sakrificës me atë fjali. Mu neverit vetja teksa mendoja që përvec rrogës sime I merrja dhe prindërve lekë dhe në moshën 24 vjeçare. Ndërsa ajo, e ashtuquajtura “pjell” e imja nga mosha më foli ashtu sikurse as nëna ime nuk më kishte folur ndonjëherë.
Tek ajo për ato sekonda që mua mu duken një jetë e tërë u shfaqen ata fëmijë që kam parë gjatë gjithë adoleshencës sime në bllok, ata fëmijë që qajnë me ngashërime kur ndonjë kafsh me dy këmbë I rreh dhe ju vjedh paketën, fitimin e gjithë ditës, ata fëmijë që preken nga duart e kush e di sa manjakëve autistë, ata fëmijë që jo vetëm emigrojnë apo zhyten gjithmonë e më shumë në mjerim por edhe vdesin dhe përfundojnë në morg si kavje eksperimenti për studentet e mjeksisë. E pra këta janë ata fëmijë që na mësojnë ne jetën e vërtetë dhe përpjekjen njerëzore sikur të ishin të rriturit e ne të ishim të humburit, ata të humbur që thithim cigare, shpenzojmë lekët e prindërve dhe bëjmë sikur shkollohemi kur nuk dime mësimin thelbësor njerëzor atë të ‘’altruizmit” gjë që vogëlushja e ka mësuar prej kohësh duke paguar për të fëmijërinë e saj me bajame.
O Perëndi mendova me vete. Ju ktheva kafes sime të ftohur tashmë. E gjerba sërish dhe mu duk sikur shijova vdekjen, vdekjen e gjithë atyre që ishin si unë, të ulur dhe të veshur me kujdes për paradën e pasdites në bllok. Shijova vdekjen e përpjekjes sonë që në fetus dhe që tek ne nuk kishte lindur kurrë, tek ne delet e bllokut që ushqeheshim nga bajamet e bareshës tonë e cila ashtu sikurse qindra fëmijë të tjerë si ajo apo si Nilsi çelin si lule mes barërave të padobishme parazitare si ne.

Medea

2 Comments leave one →
  1. Ilir permalink
    08/24/2009 17:48

    Rrenqethese! Nje e vertete frikshmerisht alarmuese.

  2. lolita permalink
    08/25/2009 11:38

    nje histori e perditshme e treguar me stilin me te larte te shkrimit
    urime

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: