Skip to content

Tragjedia ne Autostrade. 5 të vdekur, 3 të plagosur

07/26/2009

Viktimat, një burrë, e katër gra po ktheheshin nga një dasmë, kur automjeti i tyre është përplasur me një makinë tjetër sapo kanë dalë nga Maminasi. Policia bën identifikimin e viktimave. 4 nga 5 viktimat, nënë e bijë dhe një cift bashkëshortësh.

DURRES- Në autostradën Tiranë- Durrës, afër Maminasit, aty ku gjetën vdekjen 5 persona dukej si një kasaphanë.
Vetëm pjesa ballore e makinës e përfshirë në aksidentin tragjik qëndronte mbi dy rrotat e para, ndërsa pjesa tjetër ishte shkatërruar plotësisht. Forca e përplasjes kishte shpërndarë kudo përreth pjesët e makinës. Pak metra më tutje pjesë sandalesh dhe diku këpucë. Pas trafikndarëses, gjendeshin dy canta. Syri të zinte në tokë një palë syze të kuqe dhe një manikyr.

Kjo është ajo cfarë kishte ngelur sot në mëngjes nga aksidenti tragjik i ndodhur rreth orës 03:00 në autostradën Tiranë- Durrës. Ndërsa ajo cfarë policët kishin parë sapo kishin mbërritur në vendngjarje ishte dhe më shokuese.

Viktimat ishin gjymtuar dhe policët ishin detyruar të mblidhnin pjesët e mbetura të organeve të cilat ishin shpërndarë përreth makinës.


Aksidenti
Policia dyshon se 5 personat që udhëtonin në automjetin tip Volcvagen me targa Tirane,ktheheshin nga një dasmë. Në fillim policia dyshoi se automjeti mund të ishte përplasur me një trafik ndarëse. Por pas disa orëve hetim në vendngjarje dhe marrjes në pyetje të të plagosurve ka ngritur një version tjetër të ngjarjes.

Policia e Durrësit e ka të vështirë të ndërtojë skenën e aksidentit. Aksidenti i rëndë është rrjedhojë e përplasjes së automjetit, ku udhëtonin viktimat, që dilte nga qyteza e Maminasit në superstradë me dy autovetura të tjera, të cilat po i drejtoheshin Durrësit.
Dyshimet janë se 27 vjecarja mund të ketë hyrë gabimisht në korsinë e kundërt dhe në momentin kur ka tentuar të kthehej është përplasur nga një makinë TR 5184 L, që po udhëtonte në drejtim të Durrësit.

Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa 5 personat që udhëtonin në mjet kanë vdekur në vend. Në makinën tjetër kanë mbetur të plagosur 3 persona Ilir Bardhi, 18 vjec, Nuel Papuli 19 vjec dhe Elda Mallkutaj 17 vjec, të gjithë nga Tirana. Të plagosurit sapo kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Durrësit janë larguar në drejtim të Spitalit Ushtarak për një mjekim më të specializuar dhe bëhet e ditur se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Identifikimi
Rreth orës 07.00 policia tha se kishte bërë të mundur identifikimin e njërës prej viktimave Dolores Skënderaj, 27 vjece, e cila dyshohet se mund të ketë qenë dhe drejtuesja e automjetit. Disa orë më vonë u bë i mundur dhe idenfitikimi i viktimave të tjera Ato janë dhe Haxhire Skënderaj, 60 vjece, mamaja e Dolorezit. Eduard Lekdusha 57 vjec dhe bashkëshortja Lumturi Lekdusha 50 vjec si dhe Lindita Limani

/BALKANWEB/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: