Skip to content

Studimi Shkencor: Kromozomi Y po shpërbëhet. Meshkujt rrezikojnë të zhduken!?

07/20/2009

E quajnë seksi i fortë por mashkulli rrezikon zhdukjen. Padyshim që kjo nuk do të ndodhë nesër, por pas disa mijëvjeçarësh.

Nga studimi i zhvilluar nga Kateryna Makova dhe Melissa Wilson (çudi që qënkan të dyja gra…), kërkuese shkencore në Universitetin Shtetëror në Pennsylvanya, del se kromozomi Y, aglomerati i ADN-së pra mbartës i gjeneve seksuale për meshkujt po degradohet me shpejtësi relativisht të madhe për shkak të evolucionit i cili vazhdon me një ritëm shumë të lart në krahasim me kromozomët e tjerë.

Kodi gjenetik i njeriut është i përbërë nga 23 kopje kromozomësh: 22 kopje “binjake” të autozomeve (helikat dopie të ADN-së jo-bartëse të treguesëve seksual) dhe një dopio heterozomesh, ose ndryshe kromozomi XY. Në femra kopja e 23-të është e përbërë nga dy X, ndërsa tek meshkujt e përbërë nga një X dhe nga një Y. Pikërisht ky i fundit po shkurtohet.

“Edhe pse disa prej gjeneve të Y-it janë të rëndësishme – shpjegon Dr. Makova – ne mendojmë që nuk është e sigurt që kromozomi mashkullor është i destinuar të zhduket, por edhe nëse kjo do të ndodhte, ndoshta një tjetër kopje kromozomesh jo seksuale do të ndiqte një drejtim për të dhënë jetë një kopje të re heterozomesh”. Në studimet e ardhshme, Makova do të provojë të vlerësojë datën e zhdukjes së kromozomit Y, e ndoshta edhe të zhdukjes së mashkullit. Një tjetër goditje e rëndë pra për seksin e fortë e provuar edhe më parë me krijimin e spërmatozoidëve artificialë.

/la Repubblica/

2 Comments leave one →
  1. 07/20/2009 21:27

    Ca thua ore do ikim per lesh burrat…..

  2. 11/06/2009 02:11

    Hej po mos na e beni publike se u ikur zari femrave ooo.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: