Skip to content

Flamurtari mban lart flamurin në Europë; Vllaznia e bashkuar në Vienë.

07/16/2009

Flamurtari ka mundur të triumfojë në një ndeshje shumë të bukur të sapo-mbyllur në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës kundër skuadrës skoceze të Motherwellit e vlefshme për turin e dytë të fazës eliminatore të kupës UEFA (Europa League)

Ka qënë një ndeshje me të vërtetë e bukur në qytetin e Vlorës ku pas 18 vjetësh ekipi kuq-e-zi është rikthyer në kupat europiane. Ekipi i Flamurtarit përballej me skocezët në fazën e dytë eliminatore duke qënë fituese e Kupës së Shqipërisë. Flamurtari me një skuadër shumë të re në moshë, ku lojtari më “i vjetër” është vetëm 26 vjeç. Ashtu sikurse qyteti i Vlorës dhe ekipi i Flamurtarit kanë ditur të nxjerrin gjithmonë lojtarë elitarë të Shqipërisë, edhe sot në këtë grup kaq të ri kanë shkëlqyer dy prej tyre, portieri Moçka 19 vjeçar i cili priti një penallti të dhënë në favor të skuadrësh kundërshtare në mënyrë të dyshimtë dhe që gjatë gjithë ndeshjes iu ka mohuar golin; si dhe sulmuesi shumë i talentuar Roshi vetëm 18 vjeç.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Flamurtarit e jo vetëm rezultati por e gjithë loja foli në favor të skuadrës vlonjate. Përgëzime kuqezinjve për fitoren dhe urojmë që të kalojë me sukses këtë fazë eliminatore kur do i duhet të përballët pas një jave në Skoci me Motherwell.

E ndërsa Flamurtari triumfon në Vlorë, Vllaznia, po në fazën e dytë eliminatore të kupës UEFA (Europa League) është e bashkuar në kryeqytetin austriak kundër Rapid Vienna.

Funkyfish uron që vëllazërisht ekipet shqiptare të mbajnë lart flamurin e Shqipërisë në arenën futbollistike europiane.

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: