Koci jep dorëheqjen nga posti i kreut të PSV’91
Petro Koci i PSV91 ka dhënë dorëheqjen pas rezultateve të dobëta të partisë që drejton në zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat nuk siguroi asnjë mandat. Burime nga kryesia e PSV 91 pohojnë se nuk është pranuar dorëheqja.
TIRANE- Rezultatet në zgjedhjet e 28 qershorit sjellin dorëheqjen e parë të një kryetari partie. Petro Koci i PSV91 ka dhënë dorëheqjen pas rezultateve të dobëta të partisë që drejton në zgjedhjet e përgjithshme.
Partia e drejtuar nga Koci, pjesë e koalicionit “Aleanca Socialiste për Integrim” nuk arrin të marrë asnjë mandat deputeti në parlamentin e ri. Forumet drejtuese të partisë së tij kanë analizuar situatën dhe dorëheqjen e kreut të PSV91. Burime nga kryesia e PSV 91 pohojnë se nuk është pranuar dorëheqja e Petro Kocit.
/News 24/Balkan Web/