Skip to content

Fillon krisja brenda “te djathteve”

07/07/2009

Mediu akuza drejtuesve të PD: Dëmtuan votat e koalicionit të djathtë

Deklaratat e drejtuesve të Partisë Demokratike kundër Republikanëve dëmtuan rëndë rezultatin e koalicionit të djathtë “Aleanca për Ndryshim”. Pak ditë pas zgjedhjeve drejtuesi i Republikanëve Mediu hedh akuza të ashpra ndaj drejtuesve të PD që e sulmuan atë në këtë fushate, duke veçuar nga kjo kreun demokrat Berisha. Ndoshta për Mediun do të shërbejë edhe kjo për të paraqitur kërkesat e PR-së për pjesëmarrje në qeverisje.


TIRANE- Partia Republikane akuzon drejtues të lartë të Partisë Demokratike për dëmtim të rezultatit të të gjithë koalicionit “Aleanca për Ndryshim”. Në një komunikim me median Fatmir Mediu, duke veçuar kreun demokrat Berisha tha se thirrjet publike të drejtuesve të PD-së për të mos votuar Partinë Republikane ishin një gënjeshtër, por dhe mos respektim i marrëveshjes me këtë forcë që cenoi rezultatin e 28 qershorit.

“Me përjashtim të zotit Berisha, ishin të pa precedent dhe të turpshme thirrjet publike të drejtuesve të Partisë Demokratike drejtuar elektoratit për të mos votuar Partinë Republikane, apo thirrjet se vota për PR-në është votë për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Kjo ishte jo vetëm një gënjeshtër e madhe por dhe mosrespektim i marrëveshjes të rregullave dhe normave etike e morale ndërmjet partive të të njëjtit koalicion, e cila kishte përcaktuar qartë në marrëveshje detyrimet e secilës palë. Ky dëm që u bë PR-së dhe aleatëve të tjerë të koalicionit ishte sa i dëmshëm për këto parti, por edhe për vetë rezultatin e “Aleancës për Ndryshim”- theksoi kreu i PR-së Mediu.

Deklaratave të cilat u referohet Mediu, erdhën në këtë fushatë nga numri dy i Partisë Demokratike Jozefina Topalli, por edhe ish kreu i Partisë Demokratike Tiranë Sokol Olldashi. Por mesa duket Republikanët do ta shfrytëzojnë fort këtë fakt për të kërkuar vendin e tyre në qeverinë e ardhshme të Berishës. Mediu la qartë të kuptohet se do të kërkoj pjesëmarrje në qeveri, nisur nga llogaritja e thjeshte se Partia Republikane sipas tij, doli forcë e dytë me të djathtën, i dhuroi Partisë Demokratike 4 mandate dhe vetë ulet në Kuvend vetëm me Fatmir Mediun.

“Partia Republikane i ka dhënë PD-së fitoren e rreth 4 deputetëve në qarqe të ndryshme. PR-ja do të jetë në qeveri sipas kontributit që ka dhënë për deputetët që ka marrë “Aleanca e Ndryshimit”. PR-ja, vendos për çdo gjë në mënyrë institucionale, nuk kemi diskutuar asgjë konkrete për këtë çështje. Çdo vendim për pjesëmarrje të PR-së në qeveri do të kaloj nëpërmjet forumeve të PR-së ”- theksoi Mediu.

Kreu Republikan nuk pranoi ti përgjigjet interesimit të medias se çfarë do të ndodhte në mandatin e tij të ri për deputet, në një kohë që jetimet për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit vazhdojnë. Shtyrja e seancës për në 14 shtator, krijon një tjetër problem, atë të rinisjes së një maratone të dytë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për ti hequr imunitetin ish ministrit të Mbrojtës Fatmir Mediu.

/BalkanWeb/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: