Skip to content

Gërdeci, shtyhet seanca ndaj Mediut. Shkak Durrës-Kukës

07/06/2009

Kolegji Penal vendosi te shtyje per ne vjeshte seancen ne ngarkim te ish- Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Arsyeja sipas Kolegjit eshte pasi avokatet deklaruan se ishin bllokuar gjate udhetimit ne rrugen Durrës-Kukës

TIRANE-Gjykata e Lartë shtyn për në datën 14 shtator seancën në ngarkim të ish- Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Në seancën që zgjati vetëm 7 minuta, Kolegji Penal vendosi shtyrjen e seances pasi avokatet deklaruan se ishin bllokuar ne rrugen Durrës-Kukës, e për këtë arsye nuk mund të marrin pjesë në seance. Prokurorët deklaruan në seancë se rruga mbyllet në oren 11:00 të ditës së sotme e per kete arsye avokatet duhet te kishin mberritur ne seance. Gjithsesi Kolegji Penal ne mungese te avokateve e kerkesës së tyre për të shtyre seancen vendosi shtyrjen per me 14 shtator. Sot duhej te niste shqyrtimi i dosjes se vecuar te ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili akuzohet per shpërdorim detyre, gje që sipas prokurorisë solli dhe tragjedinë e Gërdecit.
Shpërthimi i një fabrike të çmontimit të municioneve mesditën e 15 marsit të një viti më parë në Gërdec, u mori jetën 26 personave si dhe u plagosën 300 të tjerë. Pas një viti hetimesh, prokuroria vuri nën akuzë 30 persona, ku top-listën e kryesonte ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, disa ish-ushtarakë të lartë, administratori i “Alba Demil”, Mihal Delijorgji dhe ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari. Gjykata e Lartë e ndau në tri pjesë dosjen e shumëpërfolur, duke mbajtur për gjykim vetëm ish-ministrin Mediu, ndërsa dosjen për 29 të pandehurit e tjerë ia dërgoi për kompetencë gjykatës së Tiranës.

/BalkanWeb/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: