Skip to content

“Mjeshtri” Gjinushi, ja si e parashikoi humbjen – por fshehurazi e jo publikisht

07/04/2009

Profeti” i së majtës, Skënder Gjinushi e ka parashikuar mjaft qartë, 1 vit më parë, se varianti spanjoll, pra proporcionali rajonal do të ishte fatal për të majtën.

Në 1 qershor 2008, “Gazeta Shqiptare” ka publikuar materialin që Gjinushi i dërgonte PS-së: ai sugjeronte proporcionalin kombëtar si më të favorshëm për fitoren e opozitës. Më poshtë po botojmë të plotë materialin e kryetarit të PSD-së ku parashikohet humbja në zgjedhje nëse zbatohej proporcionali rajonal.
* * *
Varianti Spanjoll, është një model i familjes proporcional rajonal, ku partitë konkurojnë me lista të vecanta në cdo rajon, për specifikat e aplikimit të tij në Shqipëri është më afër në efekte një sistem mazhoritar se proporcional, pasi s’ka prag e korrektim kombëtar por ka një prag të “fshehtë” nga 4-25%. Cilat janë kundërshtitë, avantazhet e disavantazhet e sistemit të mësipërm dhe komentet tona për të:

Varianti Spanjoll – Kundërshtimi kryesor i të vegjëlve

Ky variant qartazi, në kushtet e Shqipërisë, i largohet proporcionalit e merr theksime të forta mazhoritare. Ndërkohë që deri më dje diskutohej një prag 2,5-3% e quhej i tepërt një prag mbi 4%, sistemi Spanjoll ofron një prag të fshehtë nga 4-20% (po të ruhen qarqet e sotme) dhe nga 6-33% (po të respektohen rrethet aktuale). Si i tillë ky variant është njëlloj si të propozohej një sistem proporcional me prag 10-12% (sistem që e përdorin vetëm Turqit kundër Kurdëve) cka përbën një shmangie të dukshme, të panegociouar, më parë, nga sistemi proporcional, dhe do të mjaftonte kaq për ta kundërshtuar e paragjy-kuar.

Megjithatë edhe para kësaj sfide, pavarësisht nga qëllime e saja, ne po shprehim vlerësimet tona për këtë sistem në funksion të stabilitetit politik, fitores të së majtës dhe vetë PS si dhe në raport me interesat e PSD.

– Ky sistem e bën pothuajse të paqeverisshëm vendin.

Ky sistem ka vecori që le vetëm dy-katër forca në garë, pra është me efekt mazhoritar për të “vegjëlit” dhe ndërkohë afron dy të mëdhenjtë duke i barazuar ata në raport me njëri-tjetrin. P.sh. mjafton të themi se me rezultatet e ’05 PD, PS ndajnë vendet 7 me 6 në Shkodër ndërkohë që PD është mbi 13% para, ndërsa në Gjirokastër dalin 2 me 2 ndonëse e majta është mbi 10% para (në këtë pikpamje është më i keq se proporcionali me prag 10%).
Sa më sipër jep si skenar në 2009 një PS+ me 64-68 vende; një PD+ me 4-5 vende më pak; një grupim të tretë me 4-10 vende e PBDNJ 2-3 vende, pra qeverisja varet vetëm nga një parti e qendrës, ndërsa për të formuar shumicën prej 84 votash për reformat as që bëhet fjalë.

– Ky sistem, është me shumë të papritura pasi rezultati varet shumë nga ndaria e rajoneve. N.q.s ndarja e zonave elektorale ka qenë një prej pikave më të nxehta në Shqipëri cka ndikonte në rezultatin e zonave të vecanta tani ndaria përcakton fatin e zgjedhjeve dhe sic dihet, pas pranimit të këtij sistemi ata (PD) do të imponojnë ndarien që iu leverdis në bashkëpunim me LSI.
– Për të fituar me këtë sistem duhet të dalësh në shumicën dërrmuese të rajoneve parti e parë dhe me shumë fat, në këto rajone merr si rregull vetëm një deputet më shumë (m.q.s. në 3-4 rajone është e djathta para dhe flitet për 13 rajone gjithsej atëhere diferenca e parë e dytë s’e kalon kurrë numrin 6)
– Forca e parë mer një deputet më shumë se i dyti edhe kur është 1% më shumë, ashtu edhe kur kjo diferencë është 8-15% por më e vogël se pragu rajonal. Prandaj për të ruajtur vendin e parë duhen edhe aleatët virtual me “virtualitet” 1-2%, pra ky sistem ka rrezikun e 2005 ku për 2-3 % të votave që rrëshqitën tek kandidatët virtual të së majtës u humbën 8-10 zona e për rrjedhojë pushteti.
– Ky sistem favorizon krahun që paraqitet si një grupim i vetëm, ndërsa në rastin kur një grupim paraqitet me dy lista të ndara, atëhere ai humbet ose barazohet me të parin edhe kur merr si krah 4-5 % më shumë se tjetri.
– Ky sistem nuk e parandalon por e bën të domosdoshëm Dushkun në rajone të veçanta.
– Ky sistem jo vetëm se defavorizon forcën e tretë, por përkundrazi absolutizon kthimin e saj në faktor përcaktues.

Nisur nga këto specifika (difekte) për këtë sistem shtrohen disa pyetje taktike;

– e para në kushtet e Shqipërisë kur fati i zgjedhjeve varet nga zënia e vendit të parë, e kur dihet që përcaktuese për këtë nuk është vetëm dominimi i alternativës pra krijimi i një shumice mbështetëse, por edhe sigurimi i pjesmarrjes në votime dhe administrimi i votës atëhere a e përballon e majta, a PS, qënien e të djathtës në pushtet, agresivitetin e saj e të strukturave të saj manipuluese të parapërgatitura me një sistem ku s’ka individë të interesuar drejtpërdrejt për rezultatin në zonë?!! Pra midis efektit “negativ” që ka vendosja e kandidatëve të cilët “ulin” përqindjen e PS (kur PS hyn e vetme) në favor të të vegjëlve dhe nevojës për të kontrolluar procesin zgjedhor për të penguar vjedhjen e votave të majta në favor të së djathtës cili është dëmi më i madh?!!
– E dyta dhe kryesorja cila është taktika e PS apo të majtës në kushtet e këtij sistemi?!

I. të dalë forcë e parë e vetme, pa aleatët, e me LSI kundërshtare?! (variant që s’jep asnjëherë shumicën)
II. të dalë forcë e parë, me disa aleatë, e LSI kundërshtarë?! (variant që jep me sforco një shumicë të ngushtë)
III. të dalë forcë e parë ose e dytë edhe e vetme, me LSI aleat potencial pavarësisht nga përplasjet e ambiciet konjukturale (variant që jep një shumicë të kushtëzuar qeverisëse)

***

Sigurisht që sistemi Spanjoll deri më tani është zgjedhur në funksion të alternativës së tretë e cila ishte e vetmja e realizueshme në dukje pasi varianti i parë do të ishte aventurë, i dyti kërkon përgatitje e marrëveshje të qarta paraprake gjë që nuk rezulton deri më tani dhe ka dalë si alternativë pas pozicionimit të fundit të LSI.
Atëhere përse LSI u rebelua ndaj variantit të tretë?!

Megjithë garancitë janë dhënë se ajo më shumë favorizohet nga ky variant se sa dëmtohet, LSI e kundërshton atë pasi:

– nuk di ende kush do të jetë ndarja rajonale sepse në vartësi të tyre, përcaktohet dhe rezultati i pritshëm i forcës së tretë a të katërt
– i trembet krijimit të një grupimi tjetër që do të zinte vendin e tretë qoftë edhe në rajone të vecanta
– ka dilemën: të pranojë një rezultat më të ngushtë, por që e rrit rolin e saj përcaktues, apo të mos të “sakrifikojë” disa vende (cka prek interesat personale të disave në LSI) duke zbehur faktorizimin e saj?!

Sigurisht që LSI pasi PD do ta garantonte për dy të parat, së fundi do të zgjedhë sistemin Spanjoll vecanërisht po arriti të tërheq një- dy aleat që i sigurojnë një rezultat mbi 10%, por tashmë, jo në funksion të fitores së të majtës e aq më shumë të PS?!!

Në këto kushte cili është skenari më i mirë për të majtën (a PS)

Skenari 2

Organizim e bashkëpunim maksimal i të majtës për të realizuar variantin II-të d.m.th.

– PS me aleatë që vlerëson të nevojshëm të maksimalizojë rezultatin e saj
– LSI të mbetet vetëm e të minimizohet rezultati i saj
– Të reduktohen aleatët e PD ku do të preferohej krijimi i një grupimi të djathtë jashtë PD e tërheqja e PBDNJ tek e majta.

E gjitha kjo do të çonte në një të majtë a PS forcë e parë me 68 –72 vende, rezultat i cili do të varej shumë nga ndaria e rajoneve.

Siç shihet ky skenar s’është optimist, ka shumë pikëpyetje dhe deri më tani s’është punuar për të, por për të tretin. Ky skenar kërkon një taktikë të kundërt me qëllimin pse zgjidhet sistemi Spanjoll, pasi skenari do “optimizim” të aleancave, ndërsa sistemi u zgjodh për “evitimin” e aleatëve. Pra, PS është shumë pak e përgatitur për këtë skenar.

Vlen së fundi të krahasohet ky skenar me skenarin 1.

Në rast se PS i rikthehet taktikës për të fituar me aleat e jo e vetme (që në kushtet e sistemit Spanjoll është jetik sipas nesh) atëhere skenari 1 ka një sërë avantazhesh ndaj të dytit.

Marrë nga Gazeta Shqiptare

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: