Skip to content

Tiran – Teheran. Same shit – Different place.

06/19/2009

Duke pare zgjedhjet qe po afrojne dhe atmosferen qe po krijojne me duket akoma dhe me shume sikur Tirana dhe Teherani po i afrohen njera tjetres ne shume kuptime.  Kryeministri jone po me ngjason akoma dhe me shume me Mahmud Ahmedinejadin i cili sapo kaloi nje situate te perafert me ne, beri zgjedhje dhe cuditerisht doli fitimtar ashtu sic po enderron (dhe qe nuk eshte cudi te dali) dhe kryeministri jone fitimtar pas zgjedhjeve.

Marr shkas te shkruaj edhe nga ngjarjet e vitit te fundit te cilat me kane tronditur si asnjeanes qe pretendoj te jem. Nga t’ja fillosh se… Nga Gerdaaaauuuu qe duket se po mbulohet nga pluhuri i harreses? Nga Trebicka i cili “aksidentalisht” vdiq ne nje nga momentet me kritike te jetes se tij publike?

Nga Deputeti i Fierit, Xhindi,  i cili u vra me kallashnikov nderkohe qe familjaret (te cilet jane njerezit qe e njohin me mire nga cdokush) vazhdojne te ngjiren qe vrasja e tij nuk ishte per motive personale por ishte politike? Nga Aleks Keka, kryetari i PDK per Malesine e Madhe i cili u vra si u vra, policia nxitoi te dilte ne deklarata publike duke thene se ishte eksponent kriminel? Vlen te permendet fakti ketu qe perseri familjaret (dhe jo vetem ata) insistojne qe vrasja ishte politike. Por Policia e Shtetit ku e gjen te drejten te konsideroje nje njeri eksponent kriminel?

“Duhet theksuar se shtetasi Aleksandër Keka prej vitesh është evidentuar nga strukturat e policisë lokale e qëndrore si person me precedent të theksuar kriminal me tendencë trafikun e lëndëve narkotike, trafikun e mjeteve motorike si dhe trafikimin e lëndëve plasëse me telekomandë.”- deklaroi zëdhënësi i Policisë së Shtetit Klodian Branko në prononcimin për shtyp të dhënë rreth orës 13.30 minuta.

Nje nga parimet e drejtesise ne bote thote: I pafajshem… Deri sa te vertetohet fajesia!

Sidoqofte, Policia e Shtetit nuk eshte hera e pare qe ben veprime te tilla. Rasti me i fresket eshte edhe vrasja ne Durres ne gjaknxehtesi e siper e nje militanti te PDse (Artan Zeka) te cilen Policia e Shtetit e quajti vrasje per arsye politike. Vertete politika mund te kete qene kandelja e zjarrit por mos te harrojme qe vrasesi ne gjyq ka shpjeguar me detaje se si eshte dhunuar fizikisht disa ore me pare nga viktima dhe se si i eshte demtuar mjeti i tij. Per nje popull gjaknxehte sic jane Shqipetaret, arsyet e mesiperme jane mese te mjaftueshme per situaten qe pasoi…

Te kalojme nga krimet makabre ne presionin psikologjik. Ditet e fundit kemi ngelur dhe pa gjume per shkak te tendave te ngritura nga PD ne c’do lagje. Muzika e larte deri ne oret e vona te nates dhe kenga “Shqiperia po ndryshon” te cilen duam s’duam po e mesojme permendesh na jane bere si hipnoze. OK, fushate eshte dhe gjera te tilla do te kemi… Zgjohem me syte te enjtur nga pagjumesia dhe dal te pi nje kafe qe te qetesohem por c’te shoh, makina te ngarkuara ne bokse dhe megafone kane dale te predikojne dhe rrugeve per fitoren e padiskutueshme te kryeministrit tone. Mbase ka dhe nga PS por nuk me ka rene rasti ti degjoj qe te jem i sinqerte. Ndoshta keta i kane patur fondet me te kufizuara. Habitem ne fakt, taksat qe paguajme une dhe ti dalin per veprat madheshtore, per urat me te larta ne ballkan, per autostradat me cilesore ne bote, per 1012 shkollat me internet (ku suvaja po u bie ne koke nxenesve), per dyfishimin e pensioneve, per dyfishimin e rrogave e per shume e shume karagjozlleqe te tjera te cilat i degjojme per dite por dreqi ta haje, s’po i shohim gjekundi… Mbase jam une i vetmi qe po e ndjej krizen ekonomike dhe gjithe te tjeret po hane me luge floriri sic pretendon qeveria jone super super e suksesshme… Qe ti rikthehem perseri ndotjes akustike ne Tirane (dhe besoj ne c’do qytet), me ka bere pershtypje dhe nje rast i djeshem ne Bllok ku nje Mercedes ML qe nje te shtypur gazi e ka harxhim sa 10 km me makinen time, bente xhiro neper rrugicat e bllokut me flamuret e PDse qe valviteshin neper dritare dhe me rrotat qe xhironin si te ishte ndonje adoleshent qe donte te impresiononte vajzat e Bllokut…

Nese kjo eshte Shqiperia qe po ndryshon, jo faleminderit!!! Preferoj te provojme nje surrat te ri se sa te vazhdojme me keta te cilet nuk jane dhe shembulli me i mire i mundshem per nje Shqiperi Europiane.  Nese Shqiperia do te vazhdoje te ndryshoje me keto ritme, kam frike se nga Tiran do quhemi Teheran!!!

Nje funky-peshk.

2 Comments leave one →
  1. Stratocaster permalink
    06/19/2009 11:53

    Komplimente funky-peshkut, edhe pse ne nje pjese te madhe retorike eshte mire te lexojme te tilla shkrime! Sidomos tani qe zgjedhjet jane shume te pranishme e ku shpresohet te kete nje ndryshim ne te mire.

  2. Nikiu permalink
    06/19/2009 15:31

    Funky-peshku, komplimente por ke harruar te permendesh dhe gjera te tjera. Ke harruar te permendesh disa figura qe jane fantastike fare. Ke harruar Lulin i cili cuditerisht i ngjan shume Enver Hoxhes. Qe na rropi me rrugen Durres Kukes. Ku korsite shtohen me urdhera nga telefoni😀😀😀 Ke harruar te permendesh Gazideden qe si duket Zoti e meshiroi dhe e mori prane vetes (ashtu sic e mori Berisha ne 2005 kur rimori qeverine). Ke harruar fenomene akoma me te pabesueshem per vet faktet qe mbartin sic eshte Sefgjini, qe akuzohet se torturoi gjer ne vdekje Remzi Hoxhen. Dhe si perfundim, edhe pse i akuzuar per nje krim MAKABER, postin qe kishte ne qeveri e mbajti, madje madje, kjo eshte fantastike fare, e bene drejtor ne Ministrine e Drejtesise, Drejtor i Administrimit te Fakteve a dicka e tille e perafert. Ehhh sa ke lene mor peshk peshku, funky-peshku…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: