Skip to content

Fushata, KQZ: Uroj partitë ta mbyllin siç e hapën, me festë!

05/29/2009

Një urim i vecantë ndaj partive që garojnë për pushtetin ka ardhur nga kreu i KQZ-se. Ristani bëri apel për një fushatë të qetë që duhet të kurorëzohet me proces zgjedhor të pakontestueshëm. Ai shtoi se KQZ-ja është e angazhuar për proces të rregullt zgjedhor.

TIRANE-Një ditë pasi dy partitë më të mëdha hapën zyrtarisht fushatën elektorale, kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) Arben Ristani bëri apel për një fushatë të qetë që duhet të kurorëzohet me proces zgjedhor të pakontestueshëm. Në mbledhjen e sotme të radhës në KQZ, Ristani ka uruar sot partitë për një fushatë të qetë, duke nënvizuar se të gjitha palët duhet të përpiqen për të arritur standardet e zgjedhjeve. “Fushata të mbyllet, ashtu si nisi, me festë”-theksoi Ristani në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Kreu i KQZ uroi gjithashtu që partitë në fund të procesit zgjedhor të mos e kontestojnë atë. Shpresojmë, vijoi kreu i KQZ-së, që me këto zgjedhje, Shqipëria, tashmë një vend anëtar i NATO-s dhe së shpejti edhe kandidat për në BE, t’i japë fund tranzicionit. “Uroj që procesi të jetë i pa kontestueshëm ku të mos përmendet fjala, që zgjedhjet ishin një shans i humbur”-tha më tej kreu i institucionit të administrimit të zgjedhjeve. Ai shtoi se KQZ-ja është e angazhuar për proces të rregullt zgjedhor ndaj kerkoi nga partitë politike që edhe keto te zbatojnë Kodin Zgjedhor gjatë fushatës elektorale.

Dje PS e PD kane celur fushaten e tyre elektorale ne kuader te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit.
Në cdo përfundim të procesit zgjedhor subjekti që humb zgjedhjet akuzon për manipulim rezultati dhe depoziton në KQZ ankesa. Këto vërejtje nuk kalojnë pa u vënë re nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Vitet e fundit, vëzhguesit kanë konstatuar se proceset zgjedhore në Shqipëri kanë patur parregullsi, dhe se duhet punuar shumë për të arritur standartet ndërkombëtare.

Burimi:/BalkanWeb/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: