Skip to content

Prokuroria e vërtetë është media!

05/14/2009

Media shpeshherë ka qënë nismëtarja e hapjes së një çështjeje zyrtare hetimi nga ana e Prokurorisë!

Por le të mos tregohemi naivë duke aluduar se realisht media e vetme dhe për vete ka kaq shumë pushtet, ama as të mos aludojmë se nuk kanë meritat e tyre në zbardhjen e shumë çështjeve. Le të themi se ato që zyrtarisht nuk thuhen për të qënë “polliticaly correct” nga zyra të ndryshme “i vihen në gojë” medias.  Mediat me shumë përkushtim e profesionalizëm kanë përcjellë shpeshherë (jo gjithmonë) ndjenjë solidariteti, qytetarie e dëshire për informim e drejtësi. Syhapja që media bën në popullin relativisht të pa ditur por edhe të pafuqishëm e të dërrmuar natyrshëm nuk pëlqehet nga shërbëtorët tanë, nga ata të cilët i kemi emëruar për të na shërbyer e që në fakt nuk e bëjnë, përkundrazi…

Një ndër gazetat më të respektuara në Vënd, e cila funksionon mbi standarte informimi e menaxhimi europian, me eksperiencë nga vendi ynë fqinj (Italia), shpesh ka denoncuar skandale që prekin eksponentët më të lartë të politikës shqiptare.

Shpluhurosja edhe një herë e “Gërdecit” me fakte të reja që tregojnë implikimin e drejpërdrejtë të qeveritarëve dhe familjeve të tyre nuk është pritur aspak mirë dhe është tentuar më së koti ndalimi i shpërndarjes së gazetës.

Një lëvizje totalisht e pamatur kjo që dëmton akoma më tepër në rast se do të kishte thjeshtë heshtje nga Qeveria!

/FunkyFish/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: