Skip to content

Deshmia: Shkrimi me dore per Shkelzen Berishen, eshte i Aldo Bumçit

05/11/2009

Kur superprocesi “Gerdeci”, sapo ka nisur, deshmia e siguruar nga Vizion Plus, e sekretares se ish-ministrit te Drejtesise, Aldo Bumci, hedh drite mbi menyren sesi funksiononte shteti ne funksion te djalit te kryeministrit, Shkelzen Berisha. Anjola Agolli, ne deshmine me shkrim para grupit hetimor, i ka dhene fund edhe enigmes, se i kujt eshte shkrimi me dore ne krye te shkreses se derguar me faks nga Ministria e Drejtesise drejt asaj te Mbrojtjes dhe njeriu qe porosiste pershpejtimin e procedures ne emer te Shkelzen Berishes, eshte vete Aldo Bumci, i cili e ka mohuar gjithmone nje gje te tille.

Dialogu: Pyetje per ju paraqes faksin e Ministrise se Drejtesise, drejtuar zotit Fatmir Mediu me lende: Mendim per nje projekt-vendim, ne te cilin eshte shenimi me shkrim dore “Per z. Shkelzen Berisha”. Data e nisjes se ketij faksi eshte data 13 mars 2007 ora 09:19 nga numri i faksit 23 45 60 dhe faksi ka emrin “Ministria e Drejtesise”. A kujtoni ta keni nisur ju kete faks dhe nga kush e keni marre kete shkrese e cila eshte e protokolluar? Pergjigje Me kujtohet qe te kene qene numri i paradhomes se ministrit te Drejtesise dhe e kam nisur une. Shenimi i vendosur me shkrim dore tek cepi i majte lart, “per zotin Shkelzen Berisha”, eshte shkrimi i ministrit te kohes, Aldo Bumci. Kete faks e kam nisur une per tek Ministria e Mbrotjes. Pyetje Nga e keni marre ju dokumentin qe e keni derguar me faks? Pergjigje Nga drejtoria perkatese, une i’a kam dhene ministrit dhe ai ka vene shenimin dhe me ka dhene udhezimin. Ministri me udhezoi t’ia nisja Ministrise se Mbrojtes me faks shkresen qe kishte vene shenimin “Shkelzen Berisha”. Nga Ministria e Mbrojtes me ka marre nje ze femre, e cila me tha se ne Ministrine e Mbrojtjes nuk ka njeri me ate emer dhe une i kam thene se keshtu ma kane dhene faksin per ta nisur dhe une vetem po e nisja. Punonjesja e Ministrise se Mbrotjes me tha se aty kishte nje punonjes tjeter me emrin Shkelzen, por me mbiemer tjeter, ma tha mbiemrin por une nuk e kujtoj. Une i thashe qe nuk kam dijeni me shume, keshtu ma kane thene ta nis sic eshte. Pyetje Ku e keni dorezuar shkresen origjinale me shenimin “per zotin Shkezen Berisha”? Pergjigje Shkresen ma ka dhene ministri dhe mendoj se ia kam kthyer perseri kur i kam futur praktikat e tjera. Nuk di ku mund te jete aktualisht kjo shkrese. Pyetje A njihni ndonje shtetas me emrin Shkelzen Berisha, dhe nese po, ne c’ rrethana e keni njohur? Pergjigje Po njoh nje shtetas me emrin Shkelzen Berisha, i cili ka ardhur dy here per te takuar ministrin Aldo Bumci ne zyre. Per sa me siper, deklarimet e mia pasi i lexoj dhe konstatoj se gjenden te shkruajtura drejt, i konfirmoj duke nenshkruar pa verejtje.

Burimi: Vizion+

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: