Skip to content

Bllokimi i 160 studentëve, Ambasaba hungareze hesht!

05/08/2009

Prej dy ditësh 160 studentë shqiptarë qëndrojnë të bllokuar në portin e Triestes në Itali. Shkak është bërë anulimi i vizave nga Ambasada Hungareze në Tirane. Pasi u ka dhënë vizat, ambasada në mënyrë absurde ka pezulluar ato në mes të udhëtimit.

TIRANE- Ndonëse jo në mënyrë direkte nëpërmjet një zyrtari, Ambasada Hungareze në Tiranë ka refuzuar të japë një qëndrim zyrtar rreth skandalit me 160 studentët e një Universiteti privat në Tiranë, të cilët pas anulimit në mënyre absurde të vizave nga Ambasada Hungareze kanë dy ditë që qëndrojnë të bllokuar në portin e Triestes, duke mos pasur mundësi as të kthehen në Shqipëri.

Televizioni “News24” është munduar të marrë një qëndrim zyrtar të ambasadës, por një gjë e tillë nuk është bërë e mundur pasi sipas punonjëses në sportel, ambasada e kishte mbyllur veprimtarinë për këtë javë dhe funksionarë të ambasadës ishin në një mbledhje, dhe ndoshta në fillim të javës pasardhëse mund të ketë një qëndrim lidhur me këtë skandal. Punonjësja e sportelit të ambasadës pranoi kërkesën e televizionit “News24” lidhur me pozicionimin e ambasadës për këtë çështje, duke thënë se do t’ia përcjellë konsullit dhe më pas do të jetë ai vetë i cili do të vendosë nëse do ketë një qëndrim apo jo.
160 studentë të një Universiteti privat u nisën dy ditë më parë për një udhëtim 7 ditor në vende të ndryshme që niste nga Sllovenia. Studentët të gjithë të pajisur me viza nga Ambasada Hungareze në Tiranë u nisën me traget drejt Triestes, por në mënyrë të befasishme, në mes të rrugës Ambasada Hungareze njofton palën italiane për anulimin e vizave, të cilat vetë i kishte lëshuar pak ditë më parë. Prej dy ditësh studentët po qëndrojnë në portin e Triestes. Të pa ushqyer dhe të pa larë studentët deri më tani nuk kanë marrë asnjë arsye për bllokimin, ndërsa kanë kërkuar ndihmën e Ambasadës Shqiptar në Itali.

Burimi: BalkanWeb

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: