Skip to content

Policia 250 mijë euro, kush njofton për vrasësit e deputetit

05/03/2009

TIRANE- Policia e Shtetit vë në dispozicion të zbulimit të atentatorit të vrasjes së deputetit socialist Fatmir Xhindi një shpërblim prej 250 mijë eurove. Policia informon se shuma 250 mijë euro do ti jepet personit i cili do të japë informacion mbi te dyshuarit si autorë te vrasjes së ndodhur mbrëmë rreth 21.10 minuta në Roskovec të Fierit. 
Policia garanton se informatorit do t’i ruhet anonimati. Ndaj kush do qe mund te kete dijeni per atentatoret mund te ofrojne te dhena rreth vrasjes ne numrat e telefonit 0694103251 dhe 0694107507.

Nga ekzaminimet e fundit të provave mësohet se autori ka qëlluar deputetin me kallashnikov në një largësi prej dy metrash. Sipas burimeve nga policia deputeti mund të ketë qenë duke hapur portën e banesës kur është qëlluar pas shpine me automatik kallashnikov.

Ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar se deputeti socialit ka gjetur vdekjen nga 6 plumba kallashnikovi, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja plumbash automatiku.

Policia bën të ditur se janë 9 të shoqëruar, si persona të cilët kanë qenë me deputetin socialist, apo e kanë takuar atë, gjatë orëve të pasdites së të shtunës, para se të ndodhte atentati.

Vritet në oborrin e shtëpisë deputeti i PS, Fatmir Xhindi

Eshte vrare kete te shtune ne mbremje prane baneses se tij ne Roskovec te Fierit, deputeti i PS, Fatmir Xhindi.
Deputeti eshte qelluar me arme zjarri kallashnikov rreth ores 21, duke parkuar makinen ne oborr te shtepise. Ai ka qene vetem dhe sipas disa te dhenave ishte ne kthim nga fshati Kurjan. Se paku 6 plumba kane prekur organet e tij jetesore, sipas njoftimeve te para. 
Drejtues të policisë dhe të prokurorisë nga Tirana janë në Roskovec te Fierit, ndërkohë që policia lokale, njoftoi se ka ngritur postblloqe në të gjitha rrugët e qytetit.
Ende nuk ka asnjë motiv lidhur me krimin e pazakonte.
Xhindi i datelindjes 1960 ishte i martuar dhe baba i tre femijeve. Ai ka lindur dhe banon ne Fier dhe ishte deputet i zones 68. 
Sipas deklarates se Ministrise se Brendshme per ngjarjen, “rreth orës 21:15 minuta nga ana e patrullës së qarkullimit rrugor në aksin rrugor Fier-Patos është konstatuar që familjarë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Z. Fatmir Xhindi, po e transportonin atë me shpejtësi drejt spitalit të Fierit pasi ishte qëlluar me armë zjarri”. 
Ne Roskovec mberriten pas mesnate kryetari i PS, Rama, kryetarja e grupit parlamentar te PS, Leskaj, kryetarja e Kuvendit, Topalli dhe nje numer i madh deputetesh te Kuvendit. 
Drejtori i Pergjithshem i Policise Prenci, tha se policia e shtetit eshte ne gadishmeri dhe po behen perpjekje maksimale qe autori te kapet brenda nates. Premci perdori numrin njejes kur foli per autoret. “Vrasesi e ka qelluar ndersa deputeti i ndjere ishte duke parkuar makinen” – tha Premci, pa bere te ditur nese ishte nje informate e konfirmuar qe behet fjale vetem per nje vrases dhe jo grup autoresh. 
Kryeministri Berisha e ka cilësuar ngjarjen “akt barbar” duke thënë se deputeti Xhindi është dalluar për përkushtim. 
Lideri i Partisë Socialiste, e ka cilësuar vrasjen e Xhindit si një humbje të madhe për PS. “Presim të zbardhet ngjarja, po i qëndrojmë ndërkohë pranë familjes” – tha Rama
Në vendgjarje ndodhet edhe kryetaria e kuvendit, Jozefina Topalli, e cila tha para mediave se “eshte goditur i gjithe Kuvendi i Shqiperise”.
Presidenti Topi gjithashtu dha nje deklarate per shtyp rreth ores 1 e 20 pas mesnate. Ai e cilesoi ngjarjen nje krim te pashembullt dhe tha se deputeti i vrare shquhej per korrektesi.
Nenkryetari i PS, Erjon Brace theksoi se “u desh nje ngjarje e tmerrshme qe te kuptohej nga te gjithe ajo qe PS po thote prej kohesh ne Kuvend, qe ne kete vend mungon siguria”.

/Shekulli/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: