Skip to content

Antisemitizmi ne Rajhun e Katert

05/01/2009


Ditën e mbrapshtë të arrestimit të njërit prej ish-profesorëve të mi të Fakultetit të Mjekësisë brenda në mjediset e klinikës së urologjisë, unë u binda përfundimisht, dhe ndoshta me pak vonesë, se çështja nuk ishte aq e thjeshtë sa dukej në fillimet e kësaj historie. Duke perceptuar vazhdimisht realitetin në mënyrë të cunguar, kisha humbur aftësinë për të besuar se jo çdo gjë që thuhet, e ka një pasojë të drejtpërdrejtë. Po perceptonim një mjedis sipas modelit të Fernando Pessoa, i cili shkruan ‘Ajo çka shikojmë, nuk është pikërisht çka shikojmë, por ajo çka jemi’1. Ne shikonim dhe dëgjonim fjalë dhe shpifje të pafundme të cilat shkruheshin e zeza mbi të bardhë; pastaj e zeza erdhi dhe u materializua tek thënia e politikëbërësit se ‘Mjekët kanë nxirë bluzën e bardhë’; dhe historia si karusel u rikthye në pikën e nisjes.
Padrejtësisë sociale që është kthyer në modë në Shqipërinë e sotme do t’i duhet medoemos një kolektor shkarkimi. Kjo padrejtësi është një gjiriz dhe llagëm monstruoz; ajo nuk ka nevojë vetëm për fjalën për t’u shkarkuar, asaj i duhet edhe veprimi. Veprimi duhet legjitimuar, dhe legjitimimi nënkupton një përpunim metikuloz dhe të përsëritur të opinionit publik. Ky përpunim duhet bërë sipas një kadence jo të rregullt; përndryshe opinioni publik shqiptar – edhe kësisoj boll i çartur – rrezikon të adaptohet dhe të humbasë ndjeshmërinë. Përpunimit i duhet një mjet dhe mjeti quhet mass-media; ka një gazetë dhe një televizion, ndërsa radioja nënkuptohet. Politikëbërësi flet për ‘hanxharë të medias’ dhe iu referohet të tjerave probleme; në fakt këto hanxharë kanë kohë që dhunojnë njerëz dhe persona që deri para pak kohësh, besonin se mund të ndreqnin diçka nga rrënoja njerëzore e sotme, të cilën e maskojnë idealisht pirgjet gjigande të betonit të cilin konstruktorët e shesin si elizirin e mpiksur të mirëqenies boshe.
Per te lexuar artikullin e plote shkarkojeni KETU.

Gentian Vyshka
Tirane 2008

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: