Skip to content

Thellohet skandali. Ministria sqaron paktin për kufijtë, me hartë në greqisht!!!

04/29/2009

TV “News24” ka zbuluar një tjetër skandal të qeverisë në lidhje me paktin për kufijtë detarë me Greqinë. Ministria e Jashtme mohoi që të ketë ndryshime në kufijtë mes Greqisë e Shqipërisë, duke sqaruar paktin përmes një harte në greqisht, që dyshohet të jetë e njëjta mbi të cilën është hartuar marrëveshja. “Gazeta Shqiptare” zbuloi ekskluzivisht se me firmosjen e marrëveshjes së delimitimit qeveria shqiptare i dhuron Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit. 


SKANDALI/ Ministria sqaron paktin për kufijtë, me hartë në greqisht

Qeveria shqiptare përfshihet me një tjetër skandal mbi të ashtëquajturën marrëveshje të re për kufijtë detarë me Greqinë. Atë të marrjes në refenrëcë të një harte të shkruar në greqisht për hartuar marrëveshjen e cila u firmos nga ministrat përkatës Bakojanis Basha. Në një konferencë për shtyp ku ministria e Jashtme dhe e ajo e Mbrojtes u përpoqën të hidhnin poshtë skandalin e zbuluar nga “Gazeta Shqiptare” se qeveria shqiptare i ka dhuruar 225 km katrorë det në Jon palës greke ka dalë para medias me një hartë të shkruar në greqisht çka le të kuptohet qartë se marrëveshja është hartuar mbi këtë hartë.

Në këto plane komandanti i flotës detare Kristaq Gërdeni në përpjekje për ti treguar medias se distanca nga njëra pikë e marrëveshjes deri në kufijtë respektivë del duke punuar mbi hartën e shkruar në greqisht. 

Përceç kësaj komandanti i flotës, i cili është një nga ekspertët e grupit që kanë punuar për të hartuar marrëveshjen, mohon të jenë bërë ndryshime me kufijtë mes Greqisë dhe Shqipërisë, por çuditërisht nuk ka dijeni për shifrën se sa milje distancë detare është kufiri i ri respektivisht mes të dyjave brigjeve, ai i Shqipërisë dhe i Greqisë. Autoritetet nuk ishin në gjendje të tregonin distancën në të dyja brigjet, për shembull në pikën 30, duke thënë vetëm se brigjet janë të baraslarguara. 

“Janë të baraslarguara u tha më përpara dhe komandanti e shpjegoi me përcaktimin e vijës bazë. Zyrtarisht duhet të jeni të sigurtë nuk është cenuar asnjë milimetret nga deti territorial është e baraslarguar. Nuk e mbaj mend me shifra. 150 kordinata nuk mund të mbahen mend sikur çfarë të jesh. Neve do tju demostrojmë hartën me vijën kufitare të vendosur, të jeni të sigurtë nuk është ceduar nuk është dhënë dhe nuk është marrë asnjë milimetër” deklaruan përfaqësuesit e hartimit të marrëveshjes. 

Marrëveshja pretendon se respekton në nenin 1 të saj, ku shprehimisht thuhet se kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e barazlargësisë. Në mënyrë më specifike vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e secilës është e baraslarguara nga pikat më të afërta të vijës bazë nga e cila matete gjërësia e ujrave territorial detarë. Me ndihëm e një eksperti topograf “Gazeta Shqiptare” botoi sot faktet që vërtetojnë se qeveria shqiptare i dhuroi Greqisë 225km katorrë det në detin Jon. Mbi bazën e matjeve gazetës i ka rezultuar se pika 30 është larg nga Kepi i Stillos në distancën 2.4 km dhe nga Korfuzi i Greqisë me distancën 9.6 km çka tregon se shteti helen ka përfituar vetëm në këtë pikë nga marrëveshja 7.2 km det. Po kështu edhe pika 100 e cila është larg nga Kepi i Qefalit në Shqipëri në distancën 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzës në Greqi në distancën 15.6 km. Këto fakte të publikuara nga “Gazeta Shqiptare” rrëzojnë totalisht pretendimet e Miniastrisë tonë të Jashtme dhe asaj të Mbrojtes se autoritetet shqiptare nuk i kanë falur asnjë kilometër detë shtetit Grek. 

Ndoka: Berisha firmosi marrëveshje në interes të Greqisë 

Lidhur me skandalin e dhënies së 225 km katrorë shtetit Grek nga ana e qeverisë shqiptare ka reaguar edhe kreu i PDK-së Nard Ndoka. Ndoka e ka cilësuar veprimin e qeverisë si një veprim të kundërshtueshëm dhe me një mungesë të theksuar të transparencës. 
“Është një çështje që bëhet fjalë për Shqipërinë dhe për dëshirën e Ministrisë së Jashtme apo qeverisë nuk janë respektuar normat ndërkombëtarëve të territoreve. Një veprim i tillë dhe një mungesë transparence e tillë është problematike”- tha Ndoka. 
Ndoka akuzon kryeministrin Berisha duke theksuar se ai nuk ka folur për interesat e vendit të tij në këtë takim me dyer të mbyllura, “Berisha firmosi disa marrëveshje thjeshtë për interesa të Greqisë” – theksoi Ndoka. 
“Ne ndoqëm një vizitë me dyer të mbyllura dhe kryeministri i vendit nuk foli për çështjen çame me kryeministrin grek, nuk foli për hapjen e shkollave shqipe në Greqi, si edhe nuk foli për të drejtat e emigrantëve tanë dhe për lehtësinë për tu rikthyer dhe votuar në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare.”- u shpreh kreu i PDK-së Ndoka. 
“Kjo gjë la një shije mjaft të hidhur dhe gjykoj se në fund te mandatit të tij Berisha i bëri një shërbim mjaft të keq vendit të tij”- përfundoi Ndoka. 


TIRANE- Skandali, Bello: Kryeministri të bëjë transparencë.  Bakalli: Asnjë deputet s’kishte dijeni 

Deputetët e parlamentit shqiptar reagojnë ashpër ndaj skandalit të firmosjes së marrëveshjes për kufirin detar mes Shqipërisë e Greqisë. 

Sipas “Gazeta Shqiptare” e cila ka zbardhur të plotë marrëveshjen, e firmosur dy ditë më parë nga Ministri i Jashtëm Lulzim Basha e homologia greke Dora Bakojanis, ndarja e ujërave territoriale Shqipëri-Greqi është përcaktuar tanimë në bazë të 150 koordinatave të reja, cka do të thotë se qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit. 

Deputetët e opozitës e deklarojnë të turpshme veprimin dhe i kërkojnë kryeministrit të bëjë transparente në Kuvend marrëveshjen e firmosur në Tiranë gjatë vizitës së kryeministrit grek Kostas Karamanlis 

Deputeti socialist Marko Bello në një prononcim për tv NEWS24 i kërkon kryeministrit Berisha të bëjë transparente marrëvëshjen dhe ka falenderuar “Gazeta Shqiptare” për zbulimin e skandalit “Falenderojmë ‘Gazeta Shqiptare’ që bëri transparente marrëveshjen” tha ish- ministër shteti në qeverisjen socialiste ndërsa shtoi se gjatë takimit me Karamanlis “kryeministri la në heshtje dhe cështjen came. 

Deputeti i koalicionit të Polit të Lirisë, Gilman Bakalli e cilësoi si rast të dytë flagrant që kryeministri Berisha tenton të marrë vendime të cilat bien në kundërshtim me taksapaguesit shqiptarë dhe në mungesë të transparencës. 

“Është një turp i madh për qeverinë shqiptare, aktiviteti i së cilës po karakterizohet nga një mungesë e madhe transparence. Asnjë nga deputetët shqiptarë nuk ishte në dijeni të marrëveshjes. Asnjë deputet nuk kishte në tavolinën e punës marrëveshjen që do të nënshkruante kryeministri me Karamanlis. 

Është rasti i dytë flagrant kur kryeministri Berisha nënshkruan apo flet për projekte të rëndësishme që kanë një rëndësi të madhe për vendin. Kujtoj këtu gadishmërinë që ka shprehur kryeministri Berisha për të ndërtuar central bërthamor. Kur të gjitha mediat e huaja flisnin për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shkodër, Berisha deklaronte se ishin shpifje të opozitës”. 

Bakalli shtoi më tej se javën e ardhshme në bashkëpunim dhe me disa deputetë të tjerë të koalicionit do t’i kërkojë kryeministrit Berisha të bëjë transparente në Kuvend marrëveshjen që ka zbuluar media dhe për “të cilat uroj që të mos jenë të vërteta”- theksoi Bakalli duke shtuar se “Qenka në fatin e keq të këtij kombi që cdo qeveri para ikjes mundohet të shesë copa tokash, objekte të rëndësie të vecantë në disfavor të taksapaguesve shqiptarë. 

Skandali, Berisha dhuratë Greqisë 225 km2 në Jon

Shqipëria është trajtuar si një plaçkë lufte në marrëveshjen që qeveria Berisha nënshkroi me Greqinë dy ditë më parë. Shteti ynë, jo vetëm që është tkurrur në kufijtë e tij detarë në jug të vendit, por ka humbur edhe pozitat e tij të dikurshme në det, të cilat kanë qenë tepër strategjike në raport me Greqinë. Dëshmi e këtij pretendimi është pikërisht vija e re e kufirit detar e përcaktuar nga kjo marrëveshje, që rezulton totalisht në shkelje të hapur të parimit të baraslargësisë së këtij kufiri mes dy shteteve. Është pikërisht ky parim, të cilin kjo marrëveshje pretendon se respekton në nenin 1 të saj, ku shprehimisht thuhet se: “Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare”. Por, në fakt, nuk rezulton kështu. 

Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” boton sot faktet që vërtetojnë këtë konkluzion. Në bazë të marrëveshjes, ndarja e ujërave territoriale Shqipëri-Greqi është përcaktuar tanimë në bazë të 150 koordinatave të reja, cka do të thotë se qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore . Me ndihmën e ekspertit, “Gazeta Shqiptare” ka kryer disa matje në hartë mbështetur mbi këto koordinata. Konkretisht, rezulton se pika 30 me koordinata (39° 42′ 07.20″ V / 19° 57′ 33.70″ L) është larg nga Kepi i Stillos (Shqipëri), në distancën 2.4 km dhe nga Korfuzi (Greqi), me distancën 9.6 km. Gjithashtu, pika 100 me koordinata (39° 54′ 14.75″ V / 19° 47′ 07.07″ L) është larg nga Kepi i Qefalit (Shqipëri) në distancën prej 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzës (Greqi) në distancën prej 15.6 km. Kurse, pika 125 me koordinata (40° 01′ 24.19″ V / 19° 33′ 53.35″ L) është larg nga Dhërmiu (Shqipëri) në distancën 14.8 km, ndërsa nga ishulli i Otonit (Greqi) 22 km. Pra, shihet qartë se parimi i baraslargësisë së vijës së kufirit mes dy shteteve tona nuk respektohet. Dhe, ajo çka vlen të theksohet është se ky parim është shkelur në të gjithë vijën kufitare, nga pika 1 deri në atë me numër 150. 

Faktet e reja që boton sot “Gazeta Shqiptare” rrëzojnë totalisht pretendimet e djeshme të Ministrisë sonë të Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes. Në një njoftim të përbashkët të këtyre dy institucioneve, të shpërndarë dje për mediat thuhet shprehimisht se: “Në procesin e negocimit të kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, matjet janë bërë me metodat shkencore më të avancuara dhe nga specialistët më të mirë të fushës. Siç është theksuar shprehimisht në tekstin e marrëveshjes, 150 koordinatat e përcaktuara, të cilat të bashkuara në një vijë të pandërprerë caktojnë kufirin detar mes dy vendeve, janë absolutisht të baraslarguara nga pikat më të dala të kufirit tokësor të secilit vend”. 

/G.SH./

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: