Skip to content

Shqipëria aplikon në BE, Leigh: Kusht zgjedhjet e lira

04/28/2009

BerishaKryeministri i Shqipërisë dorëzoi sot, në Pragë, kërkesën për aplikimin e Shqipërisë për anëtare me të drejta të plotë në BE. Topolanek: “Kërkesa tani në dorë të Këshillit të Europës. Majkëll Leigh: Kushtet kyce për anëtarësimin në BE zgjedhje të lira dhe forcimi i ligjit”

TIRANE-

Ora 12: 10 Në një ceremoni solemne të organizuar në kryeqytetin e Cekisë në prani të Presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, Mirel Topolanek dhe drejtorit për zgjerimin e Bashkimit Europian Majkëll Leigh, kryeministri Sali Berisha dorëzoi zyrtarisht kërkesën e Shqipërisë për aplikimin për statusin e anëtarit me të drejta të plotë në Bashkimin Europian.

Leigh: Shqipëria në BE, kushti: Zhvilloni zgjedhje të lira, e forconi ligjin

Drejtori për zgjerimin e Bashkimit Europian Michael Leigh e cilësoi këtë moment si “një gur të madh kilometrik” të Shqipërisë. Leigh theksoi se vendimi tashmë varet Këshilli Europian dhe nga zhvillimi i zgjedhjeve të lira e demokratike, si dhe forcimi i ligjit.

“Tashmë i takon Këshillit të BE të vazhdojë më tej, të paraqesë opinionin e tij dhe të shqyrtojë kërkesën. Shqipëria ka bërë përparim të vazhdueshëm në reformat kyce që nga 2006. Shqipëria ka luajtur një rol stabilizues në Ballkan. U takon shqiptarëve të shfaqin aftësitë e kapacitet për të kaluar në etapën tjetër të anëtarisimit europian. Forconi ligjin, mbani zgjedhjet e lira e demokratike, bëni përparime solide në reformat ekonomike si dhe krijoni mjedis të favorshëm për biznesin. Këto mbeten kushte kyce. Perspektiva europiane për Shqipërinë e vendet tjera të rajonit është thelbësore .

Berisha: Anëtarësimi në BE, obligim dhe moment historik

Kryeministri Berisha në fjalën e tij të rastit i shprehu mirënjohje presidencës ceke për ftesën për të dorëzuar kërkesën për të aplikuar për në BE dhe dha garancitë se Shqipëria do të vazhdonte të punonte më përkushtim për zbatimin e reformave dhe kritereve të kërkuara nga Bashkimi Europian.

“Dua tju garantoj juve zoti Topolanek dhe Majkëll Leigh se Shqipëria e konsideron si obligim të madh dhe një proces që totalisht duhet të zbatohet mbi bazën e arritjeve”.

Kryeministri shqiptar shtoi më tej se ky akt është një moment historik për Shqipërinë me të cilën historia nuk është sjellur mirë me të. “Shqiptarët e konsiderojnë anëtarësimin në BE si projekti më i bukur. Për Shqipërinë historia ka qenë si njerka e saj”- tha kryeministri Berisha duke risjellë në kujtesë ndarjet e kufijve.

“Shqipëria vjen për të dorëzuar kërkesën kur ka bërë një hap shumë të madh duke e krahasur me pikën fillestare të 17 viteve më parë. Shqipëria ka ekonomi tregu të zhvilluar dhe një makroekonomi të stabilizuar, dhe është një vend joshës për investitorët” theksoi kryeministri shqiptar.

Topolanek: Shqipëria ka shumë rrugë për të bërë

“Procesi i zgjerimit ka kriteret e kushtet e veta specifike dhe besoj se nëse këto vende do i plotësojnë këto kushte atëherë do të jene pjesëmarrës të këtij procesi”- ka thënë kryeministri cek Mirel Topolanek, në hapjen e ceremonisë, duke lënë të nënkuptojë se ky ishte vetëm një gur dhe se Shqipëria ka shumë rrugë për të bërë drejt anëtarësimit të plotë në BE, dhe se ky veprim nuk do të ndodhte gjatë presidencës ceke.

“Pas dorëzimit në duart e mia, kërkesa do të shkojë në dorë të Havier Solanës dhe më pas do të nisë procesi i shqyrtimit.

Mendoj se miratimi mund të ndodhë gjatë presidencës së ardhshme. Shqipëria po hyn në rrugën e saj afat mesme”- sqaroi presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian.

Kryeministri Topolanek u shpreh i bindur se arritja e Shqipërisë në këtë moment ka të bëjë edhe me arritjet dhe

reformat e mëdha që ka bërë vendi gjatë viteve të fundit . Kryeministri Topolanek theksoi mbështetjen që Cekia

do t’i japë Shqipërisë edhe pas përfundimit të presidencës.

Shqipëria paraqet sot kërkesën për në BE

Ora 08: 56 Kryeministri Berisha do të udhëtojë sot drejt Pragës për të paraqitur zyrtarisht kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit anëtar të Bashkimit Europian.

Kërkesa do t’i paraqitet nga kryeministri Sali Berisha presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, Mirek Topolanek.

Berisha e cilësoi këtë hap si një akt me rëndësi përcaktuese në procesin e anëtarësimit të vendit.

“Ky vendim yni nuk vjen si një vendim i njëanshëm, por vjen si një vendim plotësisht i bashkërenduar me vendin që ka kryesinë e radhës së BE-së, vjen si një bashkëpunim me vendet anëtare te BE të cilat mbështesin këtë akt dhe këtë vendim, vjen si një bashkërendim me Komisionin Europian,” – tha kryeministri shqiptar.

Kryeministri Berisha falenderoi me këtë rast opozitën shqiptare për kontributin që ajo ka dhënë, duke siguruar se kjo kërkesë nuk është një akt elektoral.

/BALLKANWEB/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: