Skip to content

Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo

04/28/2009

Zbardhet marrëveshja e panjohur e nënshkruar dje nga Bakojanis-Basha. “Gazeta Shqiptare” boton në numrin e sotëm dokumentin e panjohur e të mbajtur sekret nga qeveria shqiptare. Ujërat territoriale shqiptare që i janë dhuruar tashmë Greqisë, vijojnë nga Kepi i Qeparoit deri në ishullin e Erikuzës
Tkurren kufijtë detarë të Shqipërisë në Jug të vendit. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Qeveria Berisha i ka dhuruar dje Greqisë ujërat tona territoriale. 

Marrëveshja mes dy vendeve u nënshkrua dje në selinë e Kryeministrisë, nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, në prani të kryeministrit Sali Berisha dhe homologut të tij grek, Kostas Karamanlis.

“Gazeta Shqiptare” zbardh në numrin e sotëm dokumentin e  panjohur e të mbajtur sekret nga qeveria shqiptare. Në marrëveshje përcaktohen 150 koordinatat e reja Shqipëri-Greqi. Me dhurimin që qeveria iu ka bërë ujërave territoriale, pozitat strategjike të shtetit shqiptar në det tkurren ndjeshëm. Koordinatat e reja të përcaktuara e kanë thelluar pozitën e disfavorshme që Shqipëria ka pasur në det në raport me Greqinë edhe para ndryshimeve të reja. 

Deri para këtij ndryshimi vija kufitare detare fillonte nga Kepi i Stillos përgjatë ngushticës veriore të Korfuzit dhe përballë Kepit të Qefalit ajo ishte në formë të rregullt harkore. Të dy ishujt Erikuza dhe Otoni, që i përkasin Greqisë, ishin të baraslarguar nga kjo vijë harkore. Vihet re se baraslargimi nga brigjet e dy shteteve sipas hartës së vjetër ruhet vetëm në Kepin e Karagollit e konkretisht në drejtimin Sarandë-Korfuz. Ndërkohë që vijimi i saj në drejtim të veriut afrohet në Kepin e Qefalit pranë Gjirit të Kakomesë, vetëm 2.500 m. Në bazë të ndryshimit të firmosur dje nga Basha dhe Bakojanis, kjo vijë harkore ngjitet në veri-perëndim. Ujërat territoriale shqiptare që i janë dhuruar tashmë Greqisë, vijojnë nga Kepi i Qeparoit deri në ishullin e Erikuzës, në largësi 12 minuta gjerësi gjeografike.

/GSH/BALLKANWEB/

One Comment leave one →
  1. 12/27/2010 21:50

    spo pelqen qikjo hiq po qa me ba allahi naj letsoft keto sfida

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: