Skip to content

Shkombëtarizimi i shqiptarëve dhe roli i komuniteteve fetare.

04/23/2009

Qeveria kohëve të fundit ka nënshkruar një marrëveshje shumë interesante dhe të rëndësishme me katër institucionet fetare tradicionale të Shqipërisë, përkatësisht, Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kishën Katolike në Shqipëri dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Konkretisht kjo marrëveshje parashikon financimin e komuniteteve fetare nga buxheti qeveritar që në pamje të parë tingellon si anti-kushtetuese duke patur parasysh që shteti ynë është laik. Kuptohet që edhe e bërë pak para zgjedhjeve në mënyrë të natyrshme lë të dyshohet se ka pasur si veprim në prapavijë një taktikë elektorale për të bërë për vete atë segmet të shoqërisë sonë që shquhet për zell fetar. Megjithatë futja në qendër të vëmendjes së marrëdhenies midis shtetit shqiptar dhe komuniteteve fetare duhet të shqyrtohet me më shumë hollësi dhe përkujdesje duke patur parasysh kontekstin specifik historik dhe politik shqiptar. Pikësëpari nuk ka sesi të mos përmendet përgjegjësia e shtetit shqiptar në shkatërrimin dhe çrrënjosjen e institucioneve fetare në Shqipëri, rasti ky i paprecedent në nivel global i ateizmit. Kjo është arsyeja pse ndaj këtyre katër komuniteteve, ashtu sikurse ndaj ish pronarëve dhe ish të përndjekurve, shteti ynë ka një përgjegjësi të madhe dëmshpërblimi ose kompensimi.

Madje duke patur parasysh eleminimin e gjithë prelatëve të hierarkive përkatëse të klerikëve si dhe shkatërrimit masiv të monumenteve të kultit do të duhej që mes të prekurve nga regjimi i kaluar, institucionet fetarë të meritonin të parat kthimin e pronave apo kompensimin. Fatmirësisht një pjesë e mirë e financimit do ketë për destinacion ndërtimin, mirëmbajtjen e objekteve të kultit, si dhe ringritjen e restaurimin e qendrave të pelegrinazhit dhe infrastrukturës së tyre ndihmëse. Por ka edhe një element tjetër shumë të rëndësishëm që meriton akoma më tepër konsideratë dhe analizë, dhe ka të bëj me praninë e bollshme të donacioneve të huaja. Objektivi kryesor i kësaj nisme, sikurse është deklaruar, është që të minimizojë varësinë financiare që kanë këto komunitete nga kontributet e donatorëve të huaj të cilët padyshim fondet i japin duke infiltruar edhe axhendën e tyre të politikës së jashtme. Historia ka treguar se institucionet fetare luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe të dobishëm në procesin e shtetëformimit, në konsolidimin e identitetit kombëtar dhe në ngritjen e institucioneve shtetërore. Rasti i historisë së Shqipërisë është më i veçantë si pasojë e pluralizmit fetar shqiptar por gjithësesi klerikë të lartë kanë dhënë një kontribut thelbësor në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe në pavarsimin e vendit tonë. Ishin shkollat katolike të parat që lëvruan gjuhën shqipe.

Shkrimin e plote ju ftojme ta lexoni ne faqen /www.adrinurellari.com/

Bookmark and Share

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: