Skip to content

“Lufta” PS – LSI e stisur dhe e këshilluar nga USA!

03/30/2009

Lëvizjet politike “Made in Amerika” të Ramës dhe Metës. Grafiku i krizës PS-LSI “këshillohet” nga kompanitë amerikane. “Kidron Strategies” dhe “Greenberg Quinlan”, histori rivaliteti në SHBA. Imazhin dhe lëvizjet politike të tre muajve të fundit, PS-ja dhe LSI-ja ua kanë lënë në dorë dy kompanive amerikane të konsulencës; marrëveshje që synon të sjellë një model të ri fushate. Por nuk është fjala thjesht për reklamimet dhe veshjen e liderëve. Sipas burimeve nga të dyja partitë, në kontrata parashikohet që edhe qëndrimet taktike ndaj qeverisë dhe aleatëve të jenë pjesë e konsultave me këshilltarët amerikanë. Agjenda dhe niveli i deklaratave për shtyp, sipas burimeve nga të dyja partitë, bëhet në bazë të këshillave që japin ekspertët e dy kompanive amerikane, “Kidron Strategies”, për PS-në, dhe “Greenberg Quinlan Rosner Research”, për LSI-në. Veprim ky që, në pamje të parë duket se nuk ka asnjë problem, por, nëse vërejmë background-in e dy kompanive që janë pajtuar nga PS-ja dhe LSI-ja, rezulton se në gjithë aktivitetin e tyre kanë qenë në antagonizëm, duke u rreshtua në krah të kandidatëve që kanë paguar për ta. Kështu, kompania e marrë nga Partia Socialiste, “Kidron Strategies”, njihet si kompani që në historinë e saj ka preferuar të bëjë më shumë fushatën e republikanëve në SHBA. Një prej drejtuesve të saj, George Birnbaum, ka marrë pjesë në disa prej fushatave të kongresmenëve dhe senatorëve republikanë. Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë marrëveshje me një kompani të atashuar në fushatat e demokratëve, kryesisht ato të Presidentit Bill Klinton. Edhe pse në këtë rast flitet për biznes, nuk mund të përjashtohet që rivaliteti mes këtyre kompanive të shfaqet edhe në sjelljen zyrtare të partive të majta gjatë fushatës, gjë që mund të ndikojnë edhe në fatin politik të së majtës. Lëvizjet e fundit politike të kreut të PS-së dhe atij të LSI-së duket se e konfirmojnë pikërisht këtë gjë. Nëse Meta shtrin dorën për bashkëpunim me Ramën, për çdo forcë që do të donte të fitonte në zgjedhje do të ishte normale që kjo të merrej në konsideratë. Por llogaritë e fitores këtë herë duket se bëhen me një tjetër metër, atë të kompanive amerikane. Gjithsesi, nga të dyja partitë besohet në seriozitetin e firmave që kanë marrë përsipër t’u garantojnë fitoren të dyjave partive të opozitës. Ndërsa pjesa më e errët e kësaj fushate ka të bëjë me koston e shërbimit që këto kompani afrojnë për partitë e majta. Në detajet e marrëveshjes figuron vetëm begraundi i tyre dhe historitë e suksesit, por nuk ka asnjë rresht që të flasë për mijëra apo miliona dollarë që kushtojnë këshillat. Nuk mund të flitet për një sindromë të majtë; të njëjtën gjë ka bërë edhe Partia Demokratike. Shifrat e publikuara nga kjo e fundit, për shpenzimet e kompanisë “BG&R”, duket se nuk ishin të mjaftueshme as për biletat e avionit dhe shpenzimet e hoteleve luksoze, që stafi i saj bëri në Tiranë.

PRECEDENTI: “Kidron Strategies”, fushatë për PS-në e Ramës dhe atë të Nanos.

Kompania amerikane, e kontraktuar nga Partia Socialiste, duket se nuk e ka fushatën e parë në terrenin e së majtës shqiptare. Në aktivitetin e drejtuesit të kompanisë, George Birnbaum, mes shumë personaliteteve, për të cilat ai ka bërë fushatë, është edhe emri i ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Në saitin zyrtar të kompanisë nuk përcaktohet se në cilën fushatë ka qenë prezent “Kidron Strategies”. “Gjithashtu, kjo kompani ka bërë fushatë dhe për personalitete, si kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, kryeministrin e Rumanisë, Calin Popescu, kryeministrin e Bullgarisë, Sergey Stanishev, kancelarin austriak, Alfred Gusenbauer, dhe presidentin e Serbisë, Boris Tadiç. Po ashtu, e njëjta kompani është kontraktuar edhe nga kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.

/Gazeta Libertas/

2 Comments leave one →
  1. bgonxhja permalink
    03/30/2009 19:38

    🙂

  2. 03/30/2009 19:49

    Respekte dhe suksese të mëtejshme Gazetës “Libertas” Blendi.🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: