Skip to content

Kampusi i ri për Universitetin e Tiranës.

03/26/2009

Kampusi i ri universitar aq shumë i përfolur i Universitetit të Tiranës ka gjasa që të fillojë nga ndërtimi këtë vit.

Të gjithë studentët e fakulteteve të këtij institucioni mendohet që të grumbullohen së bashku në një kampus universitar bashkëkohor. Për këtë mendohet që të përdoret hapësira që ofron fusha aktuale e sportit pranë Qytetit Studenti. Madje, në ndihmë të drejtuesve të universitetit më të madh në vend për realizimin e këtij superinvestimi mësohet se është ofruar edhe vetë Kryeministri Sali Berisha. Përfaqësues të rektoratit të UT-së bëjnë me dije se vetë Kryeministri, pasi është njohur me projekt-idenë e kampusit të ri universitar është shprehur dakord për të mbështetur këtë iniciativë përmes mekanizmave të domosdoshëm ligjorë.

Nga ana tjetër, numri një i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, në një deklaratë ka sqaruar se pas miratimit nga Rektorati, projekt-ideja për kampusin universitar e hartuar nga drejtuesit e UT-së, pritet që javën e ardhshme do të kalojë në mbledhjen e senatit dhe këshillit të administrimit, dhe më tej, si projekt konkurrues në qeveri.

Rektori i UT-së, Dhori Kule, u shpreh më tej se ky projekt pritet të realizohet brenda tre vitesh, me një kosto investimi prej rreth 23 milionë eurosh. “Kampusi studentor është zgjidhja afatgjatë, me standarde bashkëkohore të infrastrukturës”, theksoi rektori Kule. Ai konfirmoi se është përgatitur studimi urbanistik pjesor i kampusit, që parashikon mjedise studimi për mbi 12 mijë studentë të rinj. “Kjo ndërtesë do të jetë e nivelit dhe formatit cilësor ndërkombëtar dhe fatmirësisht është i zgjidhur problemi i pronës, pasi është në zonën universitare të UT-së, sikurse janë dhe mjediset sportive në Qytetin Studenti”, tha Kule.

Lidhur me financimin e këtij projekti, vetë Universiteti i Tiranës do të kontribuojë me të ardhurat dytësore. Por ndërkohë, mendohet se do të shfrytëzohet edhe një bashkëpunim i mundshëm me donatorë për realizimin e këtij. Gjithashtu, pritet edhe një reagim zyrtar nga vetë Kryeministri Berisha dhe ndihma konkrete që qeveria që ai drejton do të marrë përsipër të ofrojë për këtë kampus universitar.
Treguesit teknikë të projektit të Kampusit Studentor të UT-së nga drejtuesit e institucionit vlerësohen si zgjidhja finale e problemeve të infrastrukturës dhe ambienteve me të cilat përballet aktualisht institucioni.
Sipas planit urbanistik pjesor, Kampusi Studentor i UT-së do të jetë me 5 kate, me sipërfaqe ndërtimi mbi tokë prej 32.536 m2, ku zona sportive do të zërë një sipërfaqe prej 13.150 m2. Kampusi do të ketë një palestër (1 890m2, fushë minifutbolli (1 600m2), fushë tenisi (1 040m2), fushë basketbolli (1 260 m2) dhe pistë vrapimi (1 540m2 m2). Nuk do të mungojnë as rrugët automobilistike, ku do të përfshihen trotuare, rrugë këmbësorësh dhe sheshe gjelbërimi.

One Comment leave one →
  1. Fjodor permalink
    09/27/2009 23:35

    Shpresoj qe edhe pedagoget te jene me mentalitet te ri ne te kundert ky do te jete fillimi i projektit te kazermave kundermuese te injorances akademike. Gjithashtu do te deshiroja shume sikur shiriti i fillimit te punimeve te mos pritet nga nje kryeminister dhe rektor i korruptuar (do te sillnin fat te keq :))

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: