Skip to content

Shkup, Ivanov e Fërçkovski në balotazh. BDI: Fituam në 7 komuna

03/23/2009

Kandidati i partisë maqedonase në pushtet, VMRO -DPMNE, Gjorgje Ivanov, kryeson garën presidenciale por jo me numrin e nevojshëm për të shmangur balotazhin, kanë thënë zyrtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Ivanov kryeson me 39 % të votave, përqindje që nuk i jep Ivanovit fitoren por e detyron të shkojë në balotazh me kandidatin e Lidhjes Social Demokrate, Lubomir Fërçkovski. “Do të ketë një raund të dytë” ka thënë kryetari i komisionit Zgjedhor Aleksandër Novakovski. Zyrtarët thanë se zgjedhjet e së dielës ishin të qeta, në ndryshim nga zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, gjatë të cilave u vra një person. Në bazë të rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor pasmesnate, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Invanov i prinë garës presidenciale me mbi 80 mijë vota, në vend të dytë është kandidati i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Lubomir Frçkovski me mbi 50 mijë vota, pas tij radhitet kandidati i pavarur Lube Boshkovski, kandidati i Demokracisë së Re Imer Selmani, kandidati i BDI-së Agron Buxhaku, kandidati i PDSH-së Mirushe Hoxha dhe Nano Ruzhin nga PLD-ja. Rezultatet janë dhënë nga gjysma e materialeve të përpunuara zgjedhore, ndërsa sot priten edhe rezultatet e para preliminare nga gjithsejt 2976 qendra të votimit. Sipas informacioneve të fundit të KSHZ-së, jehona e votuesve ka qenë 57, 2 për qind. Në konferencën për gazetarë, mbrëmë vonë në Shkup, Ivanov falënderoi të gjithë votuesit, të cilët e kanë përkrahur, por edhe ata që kanë votuar për kundërshtarët e tij. “Kjo është një ditë e madhe për Maqedoninë evropiane, e cila ka treguar unitetin e saj, ka dëshmuar përgjegjësi dhe ka dhënë provimin e pjekurisë” ka thënë Ivanov. Zgjedhjet shihen si një provë për shpresat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Bora e madhe në pjesën perëndimore të vendit bëri që disa qendra votimi të qëndronin të mbyllura, por autoritet thanë se nga kjo vetëm një për qind e elektoratit ishte prekur. Në ato qendra, ndoshta votimet do të mbahen ditën e balotazhit, më 5 prill. Ndër partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpallur fitoren e kandidatëve të saj për prefektë në shtatë komuna.Kandidati i partisë maqedonase në pushtet, VMRO -DPMNE, Gjorgje Ivanov, kryeson garën presidenciale por jo me numrin e nevojshëm për të shmangur balotazhin, kanë thënë zyrtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Ivanov kryeson me 39 % të votave, përqindje që nuk i jep Ivanovit fitoren por e detyron të shkojë në balotazh me kandidatin e Lidhjes Social Demokrate, Lubomir Fërçkovski. “Do të ketë një raund të dytë” ka thënë kryetari i komisionit Zgjedhor Aleksandër Novakovski. Zyrtarët thanë se zgjedhjet e së dielës ishin të qeta, në ndryshim nga zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, gjatë të cilave u vra një person. Në bazë të rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor pasmesnate, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Invanov i prinë garës presidenciale me mbi 80 mijë vota, në vend të dytë është kandidati i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Lubomir Frçkovski me mbi 50 mijë vota, pas tij radhitet kandidati i pavarur Lube Boshkovski, kandidati i Demokracisë së Re Imer Selmani, kandidati i BDI-së Agron Buxhaku, kandidati i PDSH-së Mirushe Hoxha dhe Nano Ruzhin nga PLD-ja. Rezultatet janë dhënë nga gjysma e materialeve të përpunuara zgjedhore, ndërsa sot priten edhe rezultatet e para preliminare nga gjithsejt 2976 qendra të votimit. Sipas informacioneve të fundit të KSHZ-së, jehona e votuesve ka qenë 57, 2 për qind. Në konferencën për gazetarë, mbrëmë vonë në Shkup, Ivanov falënderoi të gjithë votuesit, të cilët e kanë përkrahur, por edhe ata që kanë votuar për kundërshtarët e tij. “Kjo është një ditë e madhe për Maqedoninë evropiane, e cila ka treguar unitetin e saj, ka dëshmuar përgjegjësi dhe ka dhënë provimin e pjekurisë” ka thënë Ivanov. Zgjedhjet shihen si një provë për shpresat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Bora e madhe në pjesën perëndimore të vendit bëri që disa qendra votimi të qëndronin të mbyllura, por autoritet thanë se nga kjo vetëm një për qind e elektoratit ishte prekur. Në ato qendra, ndoshta votimet do të mbahen ditën e balotazhit, më 5 prill. Ndër partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpallur fitoren e kandidatëve të saj për prefektë në shtatë komuna.

/BalkanWeb/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: