Skip to content

Tastiera Shqip.

03/20/2009

Tastiera shqip është një nga shumë problemet që ka sot gjuha shqipe. Është një problem teknik, që mund të ishte zgjidhur me kohë. Tastiera që mund të shkarkoni këtu është ndërtuar për të përmbushur kërkesat e përdoruesve të kompjuterit, por sidomos kërkesat e gazetarëve dhe nëpunësve që deri më sot kanë vuajtur me dokumente në dukje amatore dhe për t’u thënë troç paçavure fare.

Tastiera shqip (kliko për të shkarkuar) ka qenë pjesë e sistemit operativ të Windows që me versionin 3.1 të saj, por konfigurimi ishte mbështetur mbi makinat e vjetra të shkrimit. Harta e karaktereve kishte një ndër problemet më të mëdha rokadën e gërmave “Z” dhe “Y”, në raport me hartat e tjera të tastierave evropiane.

Tastiera Shqip DK Version 1.0 është mbështetur në hartën e karaktereve të tastierës USA International, që ka qenë më përdorura në Shqipëri që nga koha kur kompjuterët filluan të përdoren në masë.

Të gjithë kujtojmë besoj gërmën “w” që në fund të shkrimit zëvendësohej me “ë”. Apo “cc” që zëvendësohej me “ç”.
Versioni që po paraqesim eliminon një herë e përgjithmonë këtë problem duke përmirësuar ndjeshëm drejtshkrimin, shpejtësinë e shkrimit dhe plot probleme të tjera, estetike, ligjore dhe gjuhësore.
Versioni 1.0 është testuar nga shumë nëpunës dhe gazetarë dhe të gjithë kanë konstatuar se nuk i ka kërkuar të mësohen me asgjë të re dhe shtypja e tyre ka vazhduar normalisht, por me një përmirësim tepër të dukshëm.
Tastiera Shqip DK Version 1.0 është krijuar nga Dritan Kiçi, aktualisht kryeredaktor i versionit shqip të revistës amerikane PC World.

password: pasioni

4 Comments leave one →
  1. agrons permalink
    03/20/2009 17:56

    E instalova tastierwn kthva gjuhwn e shkrimit nw SHQ por siq po e shihni nuk po fuksionon. E lexova me kujdes edh manualin e pwrdorimit nuk kishte dicka tw re. A thua mos po mungon diccka?
    Pwrvcc kwsaj po thuani se mund tw bjerw ndesh me disa shkurtesa nw Word. E ccfar veccantie ka atwherw kur nuk punon nw Word.

  2. 03/20/2009 18:49

    Përshendetje Agron.

    Nqs instalimin e ke bërë si në udhëzime dhe ke zgjedhur si gjuhë të tastierës “Shqip DK” atëherë nuk duhet të kesh probleme; nqs nuk e ke zgjedhur gjuhën e tastierës pas instalimit dhe nuk sheh tabelën e gjuhës në Taskbar mund t’a zgjedhësh prej Control Panel-it.

    Tung.

  3. rubin permalink
    03/20/2009 19:52

    aplikacion i gjate per tu instaluar

    • 03/20/2009 21:39

      Rubin djali, (gur i bardhë :D) , nuk është aplikacion i gjatë dhe as ndonjë shpikje e madhe por është një vegël e thjeshtë dhe e nevojshme për të shkruar shqip.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: