Skip to content

Gëzuar Ditën e Verës nga Funky Fish.

03/14/2009

Sot është 14 Marsi e njohur ndryshe si dita e Veres. E shndërruar tashmë në një festë mbarëpopullore dhe ditë zyrtare pushimi dita e Verës simbolizon zgjimin nga gjumi dimëror dhe rilindjen e gjithë natyrës dhe shpirtit njerëzor.

Një festë e lashtë pagane e cila prej kohësh është festuar në qytetin e Elbasanit, tashmë festa e verës është shndërruar në një ditë festive për të gjithë vendin. Dita e verës ka vecoritë e saj si një festë masive dhe me ritet e saj karakteristike.

Lojërat e spikatura, festat në ambiente familjare, dekori i vecantë ku mbizotërojnë lulet por dhe embëlsirat karakteristike, ballokumet. Kryeqendra e festimeve edhe kete vit padyshim do të jetë Elbasani ku festimeve pritet t’i bashkohen si cdo vit autoritetet me të larta të vendit.

Me rastin e kesaj dite bashkia e Tiranes do të organizojë një maratonë aktivitetesh, gjatë gjithë ditës. Festa do të fillojë paraditen e sotme me festime në sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza” si dhe zona e ish-Bllokut”. Prologu i kësaj feste do të jetë në sheshin “Skënderbej”, me këngë dhe valle të Ansamblit Tirana, ndërsa banda e qytetit do të fillojë rrugëtimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në shesh, qytetarët do të gjejnë edhe këndin e kulinarisë shtëpiake, gatime tradicionale të zonës, të cilat do të ofrohen për shijim nga një grup amvisash të qytetit të Tiranës, bashkë me recetën e gatimit. Ndërkohë lulishtja “Skënderbeu” do të jetë e gjitha e fëmijëve, nga mesdita. Nuk do të mungojë aty muzika, këngët dhe vallet popullore, por i pranishëm do të jetë edhe libri përmes projektit “Të lindur për të lexuar”.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të kthehet në një panair argëtues, me kënde dhe çadra, ku të rinjtë e Rrjetit Rinor do të krijojnë një atmosferë krijuese dhe gazmore. Një vend të veçantë do të ketë edhe prezantimi i botimeve nga shtëpitë botuese shqiptare. Në Parkun “Rinia”, Bashkia e Tiranës do të instalojë një sistem Karaoke, ndërkohë që një risi në këto festime është projekti “Pasarela” që organizohet nga Shoqata e Stilistëve Profesionistë, me koleksione të studentëve të modës.

Epilogu i këtyre festimeve do të jetë te zona e ish-Bllokut, ku do të ketë “Rock and bllock.”një feste e vertete dedikuar muzikës rock dhe vlerave përbashkuese europiane. Koncerti do të fillojë në orën 20.00, me grupe të muzikës rock dhe alternative nga vende europiane dhe grupe shqiptare.

Policia ka paralajmëruar bllokimin e lëvizjes me automjete nga ora 09-16:00 te sheshi “Nënë Tereza”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Skënderbej”

/BalkanWeb/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: