Haiti sot (10 muaj me vone)
Kane kaluar tashme 10 muaj qe prej termetit shkaterrues te Janarit i cili goditi Haitin duke e kthyer ne germadha kryeqytetin Port-au-Prince dhe duke marre jeten e mbi 300.000 njerezve. Ne muajte ne vijim, qeveria e Haitit, Kombet e Bashkuara dhe shume agjensi te tjera humanitare jane perpjekur qe te mbajne popullin te shendetshem dhe te ushqyer pergjate rimekembjes. Javet e fundit eshte pare dhe nje shperthim i koleres e cila ka marre me shume se 300 jete deri tani. Kolera nuk eshte native ne Haiti dhe pas analizave del se mikrobi ka ardhur nga Azia jugore, duke hedhur dyshime mbi personelin e Kombeve te Bashkuara te cilet kane patur bazen aty. Aktualisht rreth 1.3 miljon njerez jane ende te strehuar ne kampe provizore neper qytet, duke i ekspozuar ata ndaj koleres por edhe elementeve te natyres – ne vecanti ndaj Stuhise Tropikale Tomas e cila po afrohet shume shpejt dhe mund te marri permasat e uraganit nga fundi i javes.
Misthaki Pierre, duke qare pas varrimit te nenes se tij, Serete Pierre, e cila vdiq nga kolera me 29 Tetor, 2010, ne Back D’Aguin, Haiti. Vdekja e saj e ka lene Misthakin jetim pa prinder.
Per galerine e plote te fotografive, klikoni ketu ose mbi foto.









