Hidhu te lënda

diaspora* , ” facebook-u i ri ” – më i sigurt !

08/31/2010

Katër studentë nga New York ditët e para të shtatorit do të paraqesin online atë që   faqja www.news.com.au e quan si “rrjeti social më i madh në botë.”
Frymëzuar nga dëgjimi i leksionit të një profesori të drejtësisë i cili shpjegonte se rrjetet sociale online mund të përdoren shumë lehtësisht edhe për të spiunuar lirshëm dhe falas; Max Salberg, Dan Grippi, Raphael Sofaer dhe Ilya Zhitomirskiy kanë kaluar gjashtë muaj duke ideuar dhe krijuar atë që e quajtën më vonë “Diaspora” – një lloj “Facebook-u” të cilin mund ta krijosh dhe modifikosh sipas dëshirës.
Në fillim të tetorit është planifikuar që Diaspora të fillojë tamam “punën” dhe pritet të jetë një konkurrent i denjë me gjigandët e tjerë botëror të njohur tashmë. E veçanta që ky rrjet social duket të ofrojë pra është mbrojtja e të dhënave personale të përdoruesëve të tij.
Detaje të sakta se si do të funksionojë Diaspora deri tani janë të pakta. Ekipi krijues dhe zhvillues ka qenë shumë i zënë me punë ose shumë i kujdesshëm për të dhënë “sekrete” dhe detaje. Deri atëherë na mbetet vetëm të presim.
Ende pa komente

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.