LOGORAMA – Filmi i Logove
Logorama është një film i animuar 16-minutësh, i shkruar dhe drejtuar nga François Alaux, Hervé de Crécy e Ludovic Houplain dhe i prodhuar nga Autour de Minuit. Filmi përshkruan ngjarjet që zhvillohen në një Los Angeles të stilizuar, nëpërmjet logove dhe maskotëve bashkëkohore apo historike. Në gjithë filmin shfaqen më shumë se 2.500 të tilla. Filmi ka fituar çmimin Prix Kodak në Festivalin e Filmit në Cannes dhe prestigjozin Oscar si filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër në edicionin e 82-të.
Gjetje e mirë për të bërë para’ përveçse art.
Nuk është ndër filmat më të rinj por ama as edhe ndër më të famshmit. Duke qënë një film kaq i veçantë, i vlerësuar dhe ‘i shkurtër’, ia vlen të shikohet. Më mirë vonë se kurrë. Shikoni dhe shijoni.








