Hidhu te lënda

Nënë Tereza dhe Z.SALI BERISHA

08/24/2010

Këto ditë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Indi dhe në të gjithë botën kremtohet 100vjetori i lindjes së Nënës Terezë.
Kësaj gruaje shqiptare që ia dedikoi gjithë jetën e saj fëmijëve, burrave, grave e pleqve në nevojë të gjithë botës. Kjo grua që s’pati fëmijë të saj biologjikë quhet nënë nga gjithë bota. Rrallëherë bota ka njohur humanistë të këtyre përmasave. Por Gonxhe Bojaxhiu, apo Nëna Terezë, nuk e ka pasur kurrë për qëllim lavdinë. Ajo punonte me përulësi dhe përkushtim të pamasë në ndihmë të të tjerëve dhe ‘fama’ apo lavdia mund të kenë qënë ndër të fundit gjëra që i shkonin nëpër mend.

Këtë gjë dizenjatori i këtij posteri që gjendet përmbi mozaikun e Muzeut Kombëtar në qendër të Tiranës, apo edhe vetë kryeministri Sali Berisha duhet ta kenë ditur mirë, dhe nuk janë kursyer që të bëjnë më të dukshëm emrin e Z. SALI BERISHA, sesa atë të humanistes.  Duket se Z. Sali Berisha, ose dizenjatori i këtij posteri, padiskutim demokrat i flaktë – apo i qielltë e thënë më mirë (për nga përdorimi i ngjyrës blu) duhet të jetë frymëzuar nga skeçi i estradës së Fierit të para shumë vitesh ku flitej për Belulin.

Ka shumë për të diskutuar e interpretuar rreth këtij fakti por nuk po zgjatem shumë duke thënë se në tentativën për nderim e kujtim të Nënës Terezë është përçudnuar dhe dhunuar emri i saj me mbivendosjen e emrit të kryeministrit siç është bërë gjatë gjithë verës edhe me vetë mozaikun mbi të cilin gjendet posteri, duke vendosur mbi të gjithëfarëlloj reklamash.

Ende pa komente

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.