Skuadra më misterioze e Botërorit!
Në këto dhjetë ditët e fundit të Botërorit një ndër skuadrat që ka bërë më shumë të flaë për vete falë disa lajmeve kurioze ka qënë Korea e Veriut.

Ylli i skuadrës, sulmuesi Jong Tae-Se, i quajtur edhe “Wayne Rooney i Popullit” ka surprizuar botën mbarë duke qarë gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar në ndeshjen e parë të luajtur prej tyre kundër Brazilit.
Sulmuesi, i cili luan në kampionatin japonez, është ama edhe i vëmëndshëm përsa i përket aspekteve materiale, duke parë që ka një koleksion të admirueshëm këpucësh, është i apasionuar pas makinave, ndryshon shpesh look-un e tij dhe i pëlqen të vishet gjithmonë sipas modës.
Për shkak të fondeve të pakta që ka në dispozicion skuadra, përpara ndeshjes me Brazilin ata janë stërvitur në një palestër publike të Johannesburgut.
E ç’të thuash pastaj për teknikat e stërvitjes?!
Loja e çuditshme që mund të shihni në videon më poshtë të kujton orën e edukimit fizik të shkollave fillore…
Pak skuadra në Botëror mund të kenë tifozë aq besnik si Bryan Clark, një anglez i Portsmoush i cili ka ndjekur të gjitha ndeshjet e fazës kualifikuese dhe që padyshim tani është në Afrikën e Jugut për të mbështetur të preferuarit e vet.
E sikur të mos mjaftonte pasioni, tifozët punësohen. Kjo i ka ndodhur një grupi aktorësh kinezë të cilët janë paguar për të recituar pjesën e … tifozëve koreano-veriorë.
Artikull i Eurosport.
Përkthyer nga FUNKY FISH.








