Hidhu te lënda

Këpuca më e vjetër në Botë!

06/11/2010

Kjo këpucë, e zbuluar në Armeni, është këpuca më e vjetër në botë. Ajo është përdorur plotë 5500 vjetë më parë.

Njihet pikërisht si këpuca më e vjetër në botë, madje është 1000 vjetë më e vjetër edhe se piramidat egjiptiane. Arkeologu, përgjegjes i kërkimeve, Dr. Ron Pinhasi, i Universitetit të Cork, ka shpjeguar se nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një këpucë gruaje apo burri: “Është një numër i vogël, është një 37, por gjithsesi do të ishte e mjaftueshme edhe për një mashkull të asaj epoke”. Gjetja në gjëndje shumë të mirë të këpucës është bërë falë kushteve të qëndrueshme dhe të favorshme klimaterike, të nevojshme për një konservim të mirë të saj. Klima e freskët dhe e thatë e zonës kanë kontribuuar për ta sjellë deri në ditët tona thuasje të paprekur atë. “Është aq mirë e konsevuar saqë ngjan me një objekt të përdorur vetëm 600 apo 700 vjetë më parë – shpjegon eksperti – Por që datimi me anë të metodave zbuluese mbi karbonin të materialit, ka zbardhur misterin”. Këpuca u zbulua nga Diana Zardaryan, e institutit arkeologjik armen.

Ende pa komente

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.