“Të Q***a Greqinë”
Është ky titulli i një videoje që xhiron sot në facebook si përgjigje për çka ka ndodhur pardje në Greqi gjatë një parade zyrtare të ushtrisë greke në ditën e festës së tyre kombëtare.
Në videon e bërë publike nga gazeta Elefterotipia duken ushtarët grekë duke kënduar një këngë në të cilën ofendojnë jo vetëm shqiptarët, por edhe maqedonasit e turqit. Nuk është hera e parë që nga Greqia dëgjohen e shikohen thirrje ekstremisht rraciste dhe të pakuptimta për një shtet anëtar të Natos dhe Bashkimit Europian, e më e rëndë bëhet gjëndja kur në një paradë zyrtare në festën e tyre kombëtare të bëhen thirrje të tilla.
Për ju që nuk jeni në dijeni të ngjarjes ndiqni videon më poshtë:








