Hidhu te lënda

Pengmarrje në mes të ditës në Tiranë!

03/19/2010

Siç duket dhe në pamjet e mësipërme filmike, një i ri 25 vjeçar ka marrë peng një vajzë dhe në kohë rekord është rrethuar nga policia. Dy sekondat e para janë tensionuese pasi sheh në mes të Tiranës, në mes të ditës një njeri me pistoletë në dorë dhe me një vajzë në dorën tjetër. Më pas… duket si një film me buxhet të ulët pasi “krimineli” i ngre pistoleten makinave dhe asnjë nuk ia var. Më pas ai fillon dhe heq karriget nga ana e rrugës ndërkohë që dhjetëra policë me pistoleta, kallashnikovë, snajpera dhe me çanta shpine e rrethojnë duke i bërtitur. Me sa duket, “krimineli” “sy-patrembur” trembet nga të bërtiturat dhe i lejon policët ta mbështesin me shpatulla pas murit dhe ta shoqerojnë në komisariat. Ndjenjat mbi këtë ngjarje janë të përziera pasi nëse policia do të tregohej agresive, gjasat janë që ndodhì të tilla në të ardhmen të peshojnë mbi kurrizin e njerëzve të thjeshtë që do jenë pengje potencialë. Mjafton të kujtojmë rrëmbimet e rrezikshme në Meksikë apo Kolumbi ku policia qëllon direkt mbi pengmarrësin pa u menduar dy herë. Por që dhe pengmarrjet atje janë shumë më agresive, si rrjedhojë e brutalitetit të ndërsjelltë. Ndërsa nga ana tjeter, kjo sjellje e butë e policisë të bën të mendosh që shumë – shumë, pas një druri në komisariat, ky “kriminel” do bëhet barrë e taksapaguesve për aq vjetë sa do të kalojë në qeli. Duke qënë se kemi krizë ekonomike… s’do ishte keq qe pabuksat thjesht të shkelin ligjin dhe shteti të mendojë per bukën e tyre deri sa të ri-dalin në jetë…

Si konkluzion, kjo pengmarrje që nuk pati aksion të duket si fallco. Ndonjë mëndje tejet konspiracionale do të mendonte që e ka bërë shteti për të thënë : Ja, ne jemi në vigjilencë dhe super të përgatitur për të evituar probleme të kesaj natyre kurdo që të ndodhin (Kujtojmë që pas vrasjes së policëve në Durrës nga Dritan Dajti, Policia Shqiptare se ku vajti e gjeti një kriminel në Fier e arrestoi me forcat R.E.N.E.A në shtëpinë e tij për të treguar që ne dimë të punojmë… S’e di…), e meqë eshte vjedhja e bankës së 8 për këtë vit, ndoshta kjo ka qënë një perpjekje për të frenuar sadopak trendin e ri :D

Një Koment lini një →
  1. 03/19/2010 22:08

    mua me vjen per te qesh me lot :lol:
    ca jane keta police gerdalle fare? (duke pranuar se pengmarrja ishte e vertete)
    si futen ashtu ata bufat ?
    te tere njheresh pa piken e organizimit, dhe ndarjes se detyres ….kush ta kapte i pari , sikur po luanin me te perzena.

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.