Maqedoni, i jepet sot lamtumira Seadit të Kafazit të Artë
SHKUP-Do të përcillet sot për në banesën e fundit Sead Zeadini, pjesëmarres i spektaklit “Kafazi i Arte”, i cili humbi jetën të premten, 26 Shkurt tragjikisht në një aksident të rëndë rrugor në Maqedoni. Të afërm, miq dhe shokë do të mblidhen ne mesdite ne xhaminë e Jahja Pashes në lagjen e Cahirit ne Shkup ku do te kryehen ritet fetare dhe me pas trupi i 28 vjecarit do te percillet ne varrezat e familjes, në një fshat pranë Shkupit.
Ne aksidentin tragjik , ne dalje te qytetit te Gostivarit humben jeten dhe 2 te afermit e tij, nipi 3 vjecar dhe nusja e vellait.
Nderkohe te afermit e Seadit te kontaktuar nga News24 kane pohuar se vellai i tij, Fuati ka dale nga gjendja e komes ku ra menjehere pas aksidentit. Makina ku udhetonin 4 anetaret e familjes Zeadini, drejtohej nga Fuati dhe u perplas me nje kamion me targa shqiptare.
Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionin, nje 38 vjecar nga Devolli , i cili ka shpjeguar aksidentin. Ai ka deklaruar se ne momentin qe udhetonte ishte detyruar te parakalonte , kur nje makine qe ecte perpara tij ka frenuar. Ne mometin e parakalimit ai eshte perplasur me makinen ku udhetonin 4 pjesetaret e familjes Zeadini. Ndaj të cilit është marre masa e paraburgimit, ndërsa pritet perfundimi i ekspertizes.
Seadi njihet ne Shqiperi per lojen e bukur ne realiti shown shqiptar “Kafazi i Arte” ku interes te vecante pati lidhja me vajzen nga Tirana, Aulona Musta.









me vjen shume keqe pere kete qe i ka ndollure seait
sead do jeshe gjithmone mese neshe te duame shume
aulona behu e forte
seade te duame shume