Skip to content

Nostalgji fëmijërie (brezi 1975~1985)

02/12/2010

1) Ka pas qen njoni qe shiste akullore dhe gerthiste: Akullore me kajmak krem e cokollat, I bo xhaxhi per merak, mer parat dhe zbrit me vrap.Dhe kur ta blejshin akulloren (kuptohet per raste festash) ja futshe vrapit per n’shpi qe ta shijoje avash avash.

2) Po kur e lynim macen me vajguri ne I vejshim zjarrin (ca katilash kena pas qen).

3) Shkojshe me ble buk ne perfundoje m’shpi me gjys buke se fillote lagjja: na tja fus nji cap.

3) Po komisar Katanin ku e late? Ky serial filmi ka qene legjende ne ate kohe, edhe mo e forta ka qene kur e vrane ket Katanin edhe per nja i jave a dy boshin llogarine kalamojt se me sa pluma e kane vra.

5) Ke “It’s my life” e Dr.Alban, deri vone na u ka duk sikur thosh “Stop Agimi, stop Bashkimi, stop Pajtimi, Stop Blerimi, stop Qerimi, it’s my life”

6) Po kur flinim me cumcakiz thuaj edhe ne mengjes kur coheshim ishte ngjitur te floket e duhet te prisnim floket. Ose e futnim ne gote me uje gjate nates dhe te nesermen prape te njejtin cumcakiz.

7)Jemi dhe brezi i pare qe provuam Koka Kolen…shishja e pare mbijetoj gati 4 muaj :)…po e para fare ama!!…andej nga 89a! Vetem i merrnim ere dhe kenaqeshim, dikush e fuste ne vitrinen e bufese me e tregu me krenari…

8 ) Ah brez i uritur, thuaj! Era e mandarinave na kujtonte Vitin e Ri, gjithmone, se kush kishte te blinte gjithe vitin? Nje dite, mesuesja e fillores na pyeti “Cfare keni ngrene per mengjes?” dhe njeri qe u pergjigj: “Mish, mësuese.” Gjithë klasa e qeshi të shkretin… Kurse atë që tha “bukë me çaj” s’e përfilli njeri.

10) Xixellonjat. Sa bridhja per t’i kapur e pastaj benim trupin me to qe te shndriste, sa ere e shpifur vinin.

11) Ne jemi brezi i fundit që kemi bërë dituri makinash dhe që kemi pasë fatin të dëgjojmë shprehjen “a t’ta saldoj zysha ‘i katër?”

12) Po aranxhata vapik? Vapikun nuk e pija por e haja ashtu pluhur, e shkulshim me dhom cepin e qeses dhe e thithnim si biberon…Ime me kur i kerkojsha najehre Vapik ndonje jave jashte “sezonit” ,dmth kur sa kish dale vera, thoshte “Cer vapiku mre, tani s’eshte me per vapik, eshte per vape-hajde”. Une ashtu e hajsha shumicen e kohes, pluhur. Ama dileme e madhe ishte, pluhur a te trazume ne uje….une gjithsesi pishman u bejsha kur mbaronte…ah, ta kisha bere me uje me mire dreqin.

13) Po leng trendafili keni pire ju? Bohesh me petalet ne shishe qumeshti me uj e sheqer. -Jo mer me sheqer, i futshim ne shishe petalet e trendafilit me uje e limontoz, masanej kur ishte bere uji i kuq ne petaleve u kishte dale ngjyra, e merrshe ujin, ne i vijshe sheqer. Limonate e cer limonate, s’ka shume qe me kishte shku menjda po me cer ta besh ketu, keta trendafilat ketu nga ne vijne ere po.rdhe…-ku ma gje të vijnë erë pordhë por s’vijnë erë hiç

14) hmm po kur me bente mami buke me gjalpe e sheqerr e mblidheshin kalamanjte e lagjes “me jep nje kac”, te gjithe hanin nga nje kafshate, ose buke me vaj e sheqer
Me kujtohen edhe farat lule dielli, tere kohen ne klasa ato hanim, mbushej poshte bankes plote edhe vete i pastronim klasat.

15)Ej, po pesmetditshin e pushimit në plazh në ato kabinat një dhomë e një aneks me hale kolektive 50 metra larg? Dhe të shplamen me ujë shishesh? Dhe të lymen me domate e me kos?

16) Po kur conim mishin tek komshiu qe kishte frigorifer. I vinim dhe emrin siper qe mos ngaterrohej me te tjeret.

17) Po topa zhytesi? Te lagja jone luanin “me te medhenjte” topa zhytesi (ne te vegjelit ishim kota biskota) dhe kur nje cun gjuante nje goce me top dmth qe e pelqente! Po pra, e pelqente… Po kur e hapje krahun fort me zhyt dhe hante ndonje top ballit ajo goca qe e linte me nje sy mbyllur dhe me nje rreth te kuq ne fytyre a e pelqente kete cunin?-O rrot ka qene kohe gangsteresh o burre …. Kane qene ne mode ata qe gjujshin fort

18) Ve bast qe jemi te funit qe ziheshin kush bohej gjermoni dhe kush partizoni ne loje luftash. Apo nuk e keni lujt?

19) Kush e mban mend kete le ta thote titullin se mu kujtua tani rastesisht…“jam ari gjuetari, ari peshkatari Do ha mushtin e do pi mishin” …Ditelindja e Pinokut…

20) Kush s’i ka perdor nanjehere veprat e Enverit per leter higjenike te ngreje doren…Ishin ca te serta ato dreqi e mori, dynjane hajshim….

21) ku i lanim këmbët e? me zorrë, në haletë allaturka, ku tjetër?… po si shkretohej qyteti kur jepej skllavja Izaura? po emrat brazilianë që vlonin në atë kohë?—Si kemi qen t’gjith isoj…edhe ne kishim nje zorre nga lavamani ne allaturken…dhe ime me qe me bertiste se dilja nga banja pa i thare kembet dhe linja shenja ne pllakat…

22) Po po, hec e t’u thush robve ketu qe u lajshim i here ne jave, ne zijshim morra mesatarisht ka i here ne vit….koka ere vajguri te kerrmonte i ore larg.

23) Po ne vere, ne darke kur mblidheshit ne shtepi, ku i lanit kembet qe m’i kishit zhul deri ne rreze?
I mbani mend si na therrisnin: -Blendi! Hajde brenda.
– Po edhe pak o ba…
-Hajt se filloi fimi me herkulin…
-Yyyyy filloi fimi…dhe u shperndashim te gjithe..

24) Ne ishim te paret qe pame “Hirushen” dhe “Borebardhen” ne televizor me ngjyra, kuptohet te komshiu….turqisht. “O Çiçí, o pasha”.

25) Po kasatat 10 lekshe ne plazh qe sa ta mershe ke karroca me shume u shkrite se e hajshe, ene t’arrite qumshti deri ke brryli? Mire kasatat, po dhe akulloret ama, ta sillshin shpirtin m’ven. Tu i gjemu xhaxhit me karrocen e akullores ka prapa, qe gerthiste sa ja kishte ne koke: akuuullloooorreeeeeeeeeeeeeeee; se mazalla se ndalonte pa mberrit der ke sheshi maskarai. Ato kaushet e shkrete o u squllshin ka siper, o u squllshin ka poshte, na pikojshin qamet…

26) raqi, raqi – kiki ko ka qene loje e forte fare. Me vone u zevendesua nga loja shtyllash, shkopa xinkthi…topa-rasa dhe topa-djegesi i kishim luajtur me te vegjel, me gocat…me vone pastaj gocat na pelqenin dhe prej kesaj u rrinim larg. E shumta i sulmonim tek shkallet e pallatit ne behar dhe u rrembenim librat me letra cumcakizi qe koleksiononim. ua flaknim……ato therrisnin me te madhe…i tallnim qe mblidhnin letra, deri sa dolen “Turbo”-t dhe nisem dhe ne koleksionin e makinave. Luanim me pulla, kopaca,

27) Pse me harrut qe nga byreku me presh kena kalu ke pica, nga kacurreli ke HIVI (arancata).

28) Na thotë “zhulc” po ne jemi krenarë se jemi brezi i parë që filloi të lahej edhe të mërkurën, megjithëse na bërtisnin të mos e zbraznim depozitën e ujit.
…respekte, per brezat poshte viteve ‘80…..

29) Ik o gjyshi..se ta shtriva nje me karate te te coj ne vitet para prishjes me jugosllavet.

30) Po Leonard Bombaj, Disko-Klub Albania dhe ajo bjondja që thoshte “Jetë makabre, pa pikë intimiteti!” dhe ne qe shkriheshim, megjithese nuk e dinim as çfare ishte makabriteti, se per intimitet nuk behej llaf te kishim zhvilluar ndonje ide brenda apartamentit 1 dhome e 1 kuzhine…

30) Adi Krasta tek 12 vallezime pa nje te shtune…Eli Fara te ai konkursi me kenge popullore kendonte “25 gershetat” dhe fitoi nje manjetofon “Sherebel”.

31) Jemi brezi i fundit qe kemi bere patina/motor (spo e permend karrocen hic) me dru dhe kuzhineta.
Jemi brezi qe e mesuam italishten nga televizori duke pare Bud Spencer dhe Terense Hill (Kembemadhi ne Egjipt, Me mire nje mik se nje thesar etc).
Brezi qe e ka pare Rambo’n dhe Terminatorin turqisht.
Jemi brezi i fundit qe kemi pare rradhet per buke, qumesht etj dhe tollonin.
Brezi qe u kenaq duke ngrene cokollata turke “HILAL”.

32) Sallami tophat (mami sallami)

33)Asaj kenges “dancing with an angel” njeri te lagja ime qe nuk kuptonte anglisht i thoshte ‘genci me valixhe’

34) Emisioni me kenge dhe pershendetje (Silvana Brace):
Gimja, rrefugjat ne itali, pershendet nenen Mereme, babane Shefqet, tre motrat Sanije, Zylyfe, Sadete, burrat e tyre Hasan, Hamit, Xhemal, femijet e tyre Vera, Goni, Ina, Ola, Eri, Toni, Tani, Ani, Eni, Beni, dhe Genti, shoket Tomi, Taqi, Raqi, Tonce, Gonce, Gimce e Like me kengen “Ooo Xhimi Xhimi” nga Madona HAHAHAH

35) Po librat me Tipin e Cufon, teatrin e kukllave te djelen ne dreke, prrallat te shtunen ne darke?

36)E sa nostalgji per ato vite per simite me djathe qe te thote mami: mos dil ha i her buken n’shpi, po te shijote me shume perjashta ku te gjithe shoket e grupit te thoshin me jep i cap, me jep i cap se edhe une sa here te kam dhone ty?

37) Jeta rreth nesh, Trupi e Shendeti

38) Brezi i pare qe kaloi nga sapuni i Rrogozhines ke Duru-ja e turkut, tek Palmolive-ja, nga kanocja tek dushi i vajgurit, tek dushi “moderrn”, e masanej nje hap prape ke kanocja kur s’ka uje.

39) “ Po ku i grrise pantallonat keshtu more gomar?” “Ne ferra usta! Usta u bene gati?!” (Arushi qe kerkonte babane)

40) Po celsi m’qafe me llastik brekesh te blem te kinkaleria? Cer llastiku mer ti, ushkur thuj, se me qene llastik tamom e kishe zevendesu ushkurin e brekeve te Korces qe sa vinte e behej si tespije nga gonglat e ushkurit. S’e kam marre vesh najhere pse breket e korces i kishin gjithmone i kembe me te gjere se c’duhej (ndoshta per ajrosje), tjetren te ngushte sa ta ndante mollaqen me dysh.

41) Nga viti 90 e tutje, cdo xhep i pantallonave s’ishte me xhep, po traste farash luledielli. Me 10 leke te vjetra shtyjshe nja dy ore, ama me 30 leke te vjetra hikte dita e mesimit pa u marre vesh hic. Ama biznesmenet e farave ishin hilexhinj te medhenj, sa vinte e hynte ne uje ai filxhani i shkrete i mases, derisa e kthyen ne gote rakie.

About these ads
7 Koment leave one →
  1. 02/12/2010 10:30

    Shkruani JU numrin tuaj 42)

  2. Nikiu permalink*
    02/12/2010 10:52

    U dashka me lexu 41 te parat… OK, kur te kem kohe do e shtoj dhe une dicka :P

  3. Hermes permalink
    02/12/2010 19:51

    Kam qeshur kaq shume sa nuk po merrja dote veten, se me kujtohet te gjitha keto kur kam qene i vogel. Shume e bere mire kjo, urime

  4. Niku permalink
    12/29/2010 22:47

    42) Jemi brezi i fundit qe pame televizor bardh e zi, Lura, Iliria, me ato butonat qe benin zhurme kur i shtypje. Dhe kur therrsnim ndonje shok elektricist kur prishej televizori qe vinte e rregullonte, i ngjiste ndonje tel andej nga mbrapa. Kur vinim ndonje antene bakri te bere vete ne ballkon ose cati dhe e kthenim nga Gllava per te kapur ndonje gje. Po te kapte Raiuno-n pastaj ishte yll fare, feste per te gjithe familjen.

    43) Jemi brezi i pare qe bleme televior me ngjyra. Te parat i bleme te “valuta”, atje shiteshin. Samsung, Sharp, Phillips… dhe nuk e kuptonim se cfare ishte AV-ja qe e nxirrte ekranin me fushe te zeze. “Eshte per te regjistruar filmin” shohin ca…

    44) Jemi brezi qe mesuam italishten duke pare filma vizatimore Italiane, sidomos nga Telenorba, Ken Shiro, Uomo Tigre, Lupen etj. Leri pastaj filmat me sherifa ne Italisht, me Bud Spencer dhe shokun e Bud Spencerit i thoshim ne, per Terrence Hill.

    45) I mbani mend ato shampot me kuti te vogla katrore te bera ne vend? Me dukeshin se beheshin ne Durres. Vetem nje lloj kishte.

    46) Brezi qe luanim me “rrota” Gjenim nje rrote te vogel dhe e shtynim me nje tel me hark ne fund, dhe me ate iknim me vrap kush ta mbante me shume rroten pa rene.

    47) Jemi brezi i pare qe provuam bluxhinset. Nese kishe ndonje kushuri emigrant jashte, gjene e pare qe te pyesnin shoket e fillores eshte nese te kane derguor bluxhinse. Po te kishe nje pale te shikonin edhe mesueset dhe thoshin, “jane ne gjendje ata. Kane njerez ne Greqi”

    48) Po pastat e akullit. Edhe me te mira se kasatat. Me ikte mendja fare mua per to. Ishin te mbeshtjella me leter alumini. Edhe tani me ka vajt mendja.

    49) Bicikleta Ylli. No comment.

    50) E, i mbani mend apo pipzat? Benim pipza me kallama. Mblidhnim nga ato kokrat jeshile qe i merrnim nga pemet rrugeve, i vinim ne goje, dhe gjuanim njeri tjetrin me to me pipza. E kam ngrene nje ne sy une, qe pas tre diteve me doli nga syri ajo kokrra, se ku ishte fshehur hajde dije.

    51) Po kur prisnim trenin. Mbaj mend rrija te stacioni ne oren 3:30 pasdite, dhe shumicen e kohes ishte dy ore me vonese. Plus qe shume vagona nuk kishin as dritare. Ato lekurat jeshile ose kafe te kolltuqeve te prera. Kjo nga fillimi i viteve ’90.

    52) Po ato makinat Zisi te fjetra qe duheshin nisur duke i futur nje leve nga para. I fusje ate, dhe e rretulloje, ajo e niste motorrin.

    53) Kush nga ngrene kokodash? Hahaha

    54) Po kur laheshim te dielave. Pastaj me priste ime eme thonjte me gershere sepse nuk kishin dale prereset e thonjve akoma.

    55) Shishet bosh te Fantava dhe Coca-Cola-ve ne bufete dhe vitrinat e njerezve per zbukurim.

    56) Kur na duhej te shkonim ne poste per te bere telefonate. Prisje rradhen atje dhe te lidhte posjerja me numrin e kabines, pastaj shkoje paguaje leket.

    57) Ishim brezi i pare qe provuam bananen. Mbaj mend qe jetonim ne katin e katert ne ate kohe, dhe pasi hengra gjysmen e bananes, dola ne ballkon i gezuar dhe ngrita bananen lart si Skenderbeu shpaten, dhe ra babanja poshte ne kat te pare. Me mbeti lekura ne dore. Sa inat me erdhi dreqi, plus qe me erdhi keq per paret se pagoi 300 leke te vjetra babi ne ate kohe, rreth 1994-es, kur me 300 blije 12 buke.

  5. xxx permalink
    07/13/2011 12:26

    Komardaret e makinave per te bere xhiro ne lum, mafishet, kenga roboti (m.jackson) loja me kanaçe, gazeta eros, lagjia e jevgjve (pa të keq),rrobat me porosi qe i coje dy metra cope dhe prape pantallonat e shkurtra.

    shkrim fantastik! jam shkri tu qesh

    • elisa permalink
      02/14/2012 15:04

      fantastike te gjitha me kane bere te qesh me te madhe

  6. klodi permalink
    02/05/2013 14:56

    po kur shkonim me u la pa leje e masi u ktheshim e na gerrvishte plaka lekuren, e kuptonte direkt e kerciste zorra

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 619 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: