“Top Channel” apo “Bottom Channel” !?
Perlat e Top Çengelit s’kanë të sosur.
Vetëm para pak minutash më vjen një email nga një miku im i cili ishte i shqetësuar për katrahurën që ka në dorë e që po bën Top Channel mbi gjuhën shqipe. Kohë më parë FUNKY FISH vinte në dukje gabime drejtshkrimore, por jo vetëm, të cilat janë të pafalshme për një media e cila pretendon të jetë “ON TOP”.
( http://funkyfish.wordpress.com/2009/09/24/top-channel-jo-tamam-ne-top/ )
Kësaj here çështja është edhe më serioze dhe e rëndë. Në faqen zyrtare të kanalit TOP lexohet lajmi me titull “Edhe shimjet ne ujerat termale…” Nuk ka shumë nevojë për komente në fakt, është mëse e qartë. Ajo çka mbetet për t’u bërë është vetëm ndërrimi i emrit nga TOP në BOTTOM Channel tashmë!
__________________________________________________________
Perditesim 15.04.2010
Ja edhe perla e fundit e “Top Çengelit”:

Artan Daja?

Erjon Daja?
Bëhet fjalë për Artan apo Erjon Dajën? E të mendosh që është lajmi kryesor në web-faqen e tyre! (Në artikullin e plotë nuk përmëndet asnjë Artan)
Raste të tilla i shohim përditë, por që jo gjithmonë i pasqyrojmë. Top?! Hmmmm…










