Skip to content

50 shqiptarët më të famshëm në botë

08/25/2009

Ismail Kadare

Shqiptarët që janë bërë të njohur në botë nga Kadareja deri te Kledi Kadiu.

Ata ia kanë dalë të fitojnë një emër në Shqipëri. Më pas ia kanë dalë që nëpërmjet këtij emri të përcjellin vlerat e kombit tonë në mbarë botën. Në të gjitha kohërat ka pasur shumë shqiptarë që kanë shërbyer si ambasadorë të kulturës dhe vlerave shqiptare në botë. Dhe në këtë kohë, ja cilët janë shqiptarët fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë.



1. Ismail Kadare – shkrimtar
Shkrimtari me famë tashmë botërore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”

2. Inva Mula – soprano
Sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila përfaqëson denjësisht vendin tonë në skenat botërore

3. Ana Oxa – këngëtare, Itali
Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja

4. Sandra Bullock, aktore SHBA
Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare (Ngelet në nivelin e  një “Urban Legend” prejardhja e saj…)

5. James Belushi – aktor, SHBA
Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, është me origjinë shqiptare

6. Eda Zari – këngërare, Gjermani
Lindur në Tiranë, Eda Zari jeton prej vitesh në Gjermani, ku është një këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Ajo është gjithashtu ambasadore e kulturës së Shqipërisë

7. Ferid Murati
Nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane, Ferid Murati, fitoi çmimin “Nobel” në mjekësi në vitin 1998

8. Angjelin Prelocaj
Balet maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare
Me prinder te lindur ne Vermosh te Kelmendit-Malesi e Madhe

9. Eliza Dushku – aktore, SHBA
Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare

10. Agim Kaba – aktor, SHBA
Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare

11. Stan Dragoti – regjisor, SHBA

Regjisori dhe producenti hollivudian e bëri të ditur para disa vjetësh kur mbërriti në Shqipëri prejardhjen e tij shqiptare

12. Richard Lukaj – ekonomist, Wall Street, SHBA
I lindur në Itali nga prindër shqiptarë, Lukaj cilësohet si “magjistari” i Wall Street, duke mbetur një nga menaxherët më të rinj të një rangu aq të lartë

13. Joseph DioGuardi – ish-kongresmen, SHBA
Ish-kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, i lindur në Bronks, Nju-Jork, njëkohësisht dhe lider i Ligës Civile Shqiptaro- Amerikane. Ai është me origjinë shqiptare dhe që prej vitit 1989 ka bërë 15 udhëtime në Ballkan

14. Emina Cunmulaj – modele, SHBA
Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA

15. Donald Lambro – gazetar, SHBA
Ai është një gazetar amerikan me famë botërore dhe mbi të gjitha me origjinë shqiptare

16. Tie (Tahir) Domi – lojtar hokeji, Kanada
Ka lindur në Ontario, Kanada më 1 nëntor 1969 nga prindër shqiptarë. Është një lojtar hokeji mjaft i famshëm në Kanada

17. James Biberi – aktor, SHBA
Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë

18. Tania Doko – këngëtare, Australi
Ajo e ushtron aktivitetin e saj në Australi, por tashmë dihet se ajo është një këngëtare e suksesshme me rrënjë shqiptare

19. Mirela Tafaj – soprano, Kanada
Si shumë të tjerë, edhe Mirela Tafaj është një soprano shqiptare, e cila ka bërë emër edhe jashtë kufijve të Shqipërisë

20. Elona Bojaxhi – aktore, modele, SHBA
Elona Bojaxhi është modele dhe aktore me origjinë nga Berati. Ajo është zbuluar nga një regjisor, duke filluar më pas karrierën aktoriale

21. Laureta Meci – aktore, SHBA
Laureta Meci, e lindur në Kuçovë, ka përfunduar shkollën prestigjioze të aktrimit “Stella Adler” në Nju-Jork dhe po avancon me karrierën e saj

22. Ilir Shaqiri – balerin, Itali
Balerin i famshëm shqiptar në Itali, u bë i njohur nga programi televiziv “Amici”

23. Kledi Kadiu – balerin, Itali
Balerin shqiptar me famë të madhe në Itali, pas pjesëmarrjes dhe suksesit të tij në programin televiziv “Amici”

24. Leon Cino – balerin, Itali
Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë, edhe Leon Cino u bë i njohur shumë shpejt në Itali

25. Klajdi Selimi – balerin, Itali
Sërish një balerin shqiptar që u bë shumë shpejt protagonist i programit “Amici”

26. Marina Malota – aktore SHBA
Ajo vjen nga një familje me prejardhje shqiptare dhe ka luajtur në shumë filma si “Til There was You”, “The Thin Red Line” etj., ndërkohë që edhe vëllai dhe motra e saj merren me aktrim

27. Tedi Papavrami – violinist, Francë
I lindur në Tiranë, ai studio në konservatorin kombëtar “Superieur de Musique” në Paris.
Ai ka interpretuar në shumë skena të botës

28. Erald Dervishi – kampion botëror shahu
I lindur në Durrës, ai është një nga kampionët më të rinj në historinë botërore të Shahut

29. Mirsa Adami – pianiste
E lindur në Tiranë, Mirsa Adami fitoi në 1990-ën çmimin e parë në një konkurs për të rinjtë në Itali dhe një vit më vonë interpretoi në Roterdam, Holandë. Ajo luan si soliste në dhomën e muzikës dhe është shumë e suksesshme

30. Saimir Pirgu – tenor
Pavarësisht se në moshë të re, Saimir Pirgu u bë shumë shpejt i njohur si tenor, duke fituar një sërë çmimesh në Itali

31. Nate Dushku – aktor, SHBA
Ai është vëllai i Eliza Dushkut dhe njësoj si ajo rrjedh nga e njëjta familje me origjinë shqiptare dhe është njëkohësisht aktor

32. Hila Popaj – ish-aktor, SHBA (Chinatown)
Ata që kanë parë seritë e filmit “Ninja” duhet ta kenë parë pa e ditur se ai është shqiptar.
Ai gjithashtu ka luajtur edhe në “Chinatown”

33. Liria Begeja – regjisore, Francë
Liria Begeja është regjisorja e njohur franko-shqiptare

34. Elsa Lila – këngëtare, Itali
Pasi korri mjaft sukses me çmimet e saj të para në Festivalin Kombëtar Shqiptar, ajo u bë e njohur edhe në Itali, ku mori pjesë në festivalin e Sanremos

35. Astrit Zejnati – balerin, Arizona, SHBA
Pasi ka studiuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, Astrit Zejnati ka arritur të jetë balet maestro në Arizona

36. Miriam Cani – këngëtare, Gjermani
Vajza e grupit “Preluders”, Miriam Cani, tashmë e njohur në Gjermani dhe në vende të tjera evropiane, është nga Elbasani

37. Stefi Gjine – teniste, Kanada
Ajo është shumë e re, por një teniste me një të ardhme që premton shumë, me 124 trofe deri tani

38. William Gregory – astronaut, SHBA
William Gregory është një astronaut amerikan, paraardhësit e të cilit kanë emigruar nga Shqipëria në fillim të këtij shekulli

39. Aurela Gaçe – këngëtare, SHBA
Këngëtare shqipëtare që tashmë po korr sukses edhe në SHBA

40. Igli Tare – futbollist, Itali
Futbollisti shqiptar, i cili është mjaft i suksesshëm gjithashtu në Itali

41. Ambeta Toromani – balerinë, Itali
Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë edhe Ambeta Toromani u bë shumë shpejt e njohur në Itali

42. Oni Pustina – model, Itali
I shfaqur në reklama të ndryshme, Oni Pustina është modeli i famshëm shqiptar që luan rolin e postierit në emisionin “Ce posta per te”

43. Valbona Çoba – modele, aktore, SHBA
Ajo u bë e njohur fillimisht në Shqipëri, më pas në Greqi si një modele e famshme, ndërsa tani është modele dhe aktore në SHBA

44. Aris Golemi – balet maestro, koreograf
I diplomuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, ai ka performuar live me këngëtarin e muzikës kauntri, Dwight Yoakam, dhe gjithashtu ka qenë koreograf i disa pjesëve të grupit N’SYNC

45. Masiela Lusha
E lindur në Shqipëri, Masiela Lusha po vazhdon karrierën e saj prej aktoreje në SHBA. Ajo është shfaqur në shumë filma dhe spote publicitare

46. Kristina O’Donnelly
E lindur në Romë, Kristina O’Donnelly është e bija e një shqiptari të Maqedonisë. Ajo është shkrimtare mjaft e famshme

47. Mariela Cingo
Mariela është një pianiste e re shqiptare me banim në Londër, ku ka fituar shumë çmime për interpretimet e saj

48. Laura Mersini Houghton
Ajo është kozmologe dhe është shqiptare, si dhe një nga femrat e pakta në botë që merren me këtë shkencë

49. Ardian Harri

Ai është një profesor shqiptar në Universitetin e Shtetit të Misisipit në departamentin e ekonomisë bujqësore

50. Luan Krasniqi, boksier
Ai është tashmë një boksier më famë, i cili ka mbajtur deri vonë titullin Kampion i Evropës

E padyshim edhe NENE TEREZA!

Nene Tereza

Nene Tereza

39 Koment leave one →
  1. smog.collector permalink
    09/09/2009 22:16

    uhm, guys!!! po Anri SALA??? Sisley Xhafa??? dhe sigurisht aq me teper Gjon MILI???

  2. 09/10/2009 10:36

    ka dhe shume sportiste te njohur qe sjane ketu?????

  3. 10/10/2009 14:43

    me pelqen

  4. besart neziraj permalink
    10/15/2009 02:35

    E admiroj punen tuaj, keto informata jane te rendesishme.
    Isha duke shikuar per shqiptar te famshem ne SHBA sepse deshiroja tua tregoj amerikanve dhe kur e gjeta kete isha i gezuar dhe do ua tregoj keta te famshem njerzve nga SHBA.

    • 10/15/2009 08:12

      Faleminderit per pergezimin. Nese keni dhe emra te tjere qe nuk jane permendur ketu ju lutemi ti permendni pasi ky postim del ne fillimne Google dhe Shqipetaret anembane e kane me te kollajshme te mesojne rreth kombit te tyre te lavdishem :)

  5. Baca Bajram permalink
    11/15/2009 16:01

    baboooo…e pasnit harru edhe kit fraerin e gjakoves mer…hihihihi lorik canen, sha ka hek i mjeri agim me bo lojtar te mire, ju kerkah se pasnit permen’……..

  6. TIM permalink
    11/22/2009 16:43

    o peshku..
    po ti ke harru figuren me te larte Shqiptare..
    GJERGJ KASTRIOTI… SKENDERBEJ..
    i njojtur nga VATIKANI me titullin ATLETIS CRISTI.. nje nga monumentet e tij ndodhet ne Napoli.. ka mbrojtur fatin e EUROPES nga pushtimi otoman, dhe sot e kesaj dite flamuri i tij eshte flamuri yne kombetar…apo harrova qe nuk ka qene balerin ne AMICI.. prandaj nuk e meriton te jete nder 50 Shqiptaret me te famshem..

    FAN S. NOLI
    ISMAIL QEMALI

    • 02/22/2010 14:04

      ketu nuk jane permendur valon behrami dhe lorik csns

  7. 12/28/2009 20:44

    i famshum asht vetum All-llahu
    kujdes se qfar folini o ju njerz
    kuptone jeten njeher e pergjithmon

  8. 01/03/2010 20:54

    dua te di balerinet me te famshem ne bote

  9. otr permalink
    03/31/2010 17:37

    Keta jane SHQIPETARET po kane harru NOIZYN > HARROSHIN VETIN < hahahahahhahahahahaha

    • ARI permalink
      05/16/2010 12:59

      SHQIP: ME I FAMSHEM NA BOTE ESHTE :NENE TEREZA,JIM BELUSHI,ISMAIL KADARE,LUAN KRASNIQI,IBRAIM RUGOVA ETJ

  10. une permalink
    09/03/2010 22:50

    Nga na dul edhe Sandra Bullock shqiptare, sipas meje ajo eshte me origjine gjermane.
    E paskemi nxjerr edhe nje kampion Bote ne shah. sa interesante. 15 kampion shahu ka nxjerre bota deri sot.
    Po nene Tereza a nuk eshte shqiptare apo nuk eshte e famshme.
    Pra kure te beni statistika, bani te rregullta.

    • 09/03/2010 22:55

      E tham qe ngelet ne nivel Legjende Urbane.Ndersa per Nene Terezen, e ke ne mbyllje te listet me nje foto qe flet me shume se 1000 fjale. Keshtu qe perpara se te komentosh, lexoje mire materialin!

  11. 10/15/2010 15:00

    po balerini shqiptar ne france fisnik gegolli

    • niku permalink
      12/18/2010 17:00

      po sigurisht qe e njohim zonjush ONA.po ju ku e njihni FISNIK GEGOLLIN?

    • renik permalink
      06/15/2011 05:19

      Mirdita se shpejti do ta shini ne sallat nderkombetare.

  12. 12/08/2010 20:13

    ta kemi per nder qe jemi shqipetar se te njohur jemi qe te gjithe kudo qe shkojme leme gjurme
    nuk mbarohemi jemi te pa fund…………………………………………………………………………………………………………………………..o sa mire me qene shqipetar……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

  13. Liridona permalink
    02/23/2011 21:18

    Kjo liste nuk me pelqen, ka shume njerez te famshem ne bote shqiptare me te famshem se keto ketu qe e meritojne te permenden. Mirpo se di si ka mundesi qe ato nuk jane , po me habit ky fakt !!!!

  14. eda permalink
    04/21/2011 18:40

    sa per emra te njohur shqiptare qe kane bere jane me teper se kaq, keni permendur ca emra qe se kane niisur akoma karieren e tyre ashtu sic duhet jashte ketij vendi, keshtu qe per mua sjane me te shuar se ata te tjeret qe ju si njihni akoma por qe kane zene pozicione te forta, si ne shkence psh, po te kerkoni do gjeni akoma dhe me

  15. Agon permalink
    06/03/2011 13:38

    esht xherdan shaqiri ,valon behrami , ardian kozniku shqiptari i cili beri arritjen me te madhe ne futboll ne kompionat botror qe perfundoj ne vend te 4 ose 3 nuk e di sakt me kombetaren e kroacis,
    e ka shum te tjer amo kta ja vlejn te permenden se i shikoj e gjith bota duke luajtur futboll ne kombetare te ndryshme ja vlen edhe lorik cana qe ishte si nje ikon e marseit ne franc po ashtu edhe enver idrizi ,aziz salihu ,e shum te tjer

    • 09/12/2011 16:56

      ne te 3 me saktesisht .Ardian Kozniku. Po mesa po shoh shum pak kosovar kan shti ne list

  16. meni permalink
    07/27/2011 13:40

    ka shum t tjer siq ësht Adrijan bujupi .Patrick nuo.etj etj- posi do qoft kjo esht fillimi po ma merr mendja se ethe shum tjer se nuk i njo e qe nuk kina mi njoft kurr duke ditur se historijen Shqiptare ësht ndrysh e djeg e shkel nga populli idijot( serrb grek turk etj) Vashdoni the tregoni botes se iteligjensa shqiptare ka kotribu per arktim shkrim ekonomi liri etj………….

  17. 08/04/2011 22:59

    Ka edhe mjaft shqiptare tjere te famshem ne bote,bile se paku keta po na zbardhin fityren,se sa per politkanet,vaj halli per ne…

  18. 09/12/2011 16:57

    qysh munet mu kon Igli Tare me i famshem se disa futbollist te tjer.

  19. dodo@chello.at permalink
    01/21/2012 20:59

    ku e len LORIK CANEN SHQIPTARI ME I FAMSHEM NE BOTE

  20. Gazi permalink
    03/30/2012 00:04

    Duhet te jete artisti Pjeter Malotaj, kareteist boteror Enver Idrizi e shume kik bokser tjere

  21. FATJON permalink
    04/30/2012 20:35

    hiq ismail KADARENE qe eshte njeri i famshem dhe inva mulen qe eshte gjysem shqiptare te gjithe te tjeret jane VARI KARIN.

  22. Edi permalink
    06/14/2012 12:20

    Gjithashtu e ema e George Washington, presidentit te pare te US ishte shqiptare, gje qe e ben vete presidentin e pare amerikan me origjine shqiptare

    • 06/14/2012 13:28

      Ndonje reference e besueshme? Sepse ne Wikipedian e George Washington nuk permendet gjekundi kjo gje. As ne faqen e nenes se tij, Mary Ball Washington…

  23. ari permalink
    07/03/2012 12:17

    Po si mor shqiptar harroni kaq shpejt?ismail bytha qenka ne krye te listes.ai qe shau c,do njerin prej nesh qe u largua nga SHQIPRIA dhe me pas trathtoi vendin e vet me letra .dhe historikisht esht nje nga mashtruesit me te ..medhenj qe ka Shqiperia.nga regjimi deri me sot.

  24. NasS permalink
    08/10/2012 15:45

    Lazim Destani
    pronar i kompanis shume te sukseshme ECOLOG

  25. Julian permalink
    02/24/2013 03:17

    dhe pianisti, kompozitori jashtezakonisht i talentuar Robert Bisha

  26. 08/14/2013 22:36

    edhe nji keni harue ENVER HOXHA

  27. 08/14/2013 22:39

    kemal ataturku 1 mustafa ali pasha ne egjipt 2hakan shukur futbolisti iturqis 3

  28. 01/13/2014 14:50

    :/

  29. pao permalink
    04/14/2014 18:48

    ca si nijof fare

  30. akas permalink
    07/24/2014 10:53

    Kjo liste eshte vetem fillimi i zgjimit te ndergjegjes se se shtypur ne 500 vjet pushtim ne 50 vjet komunizem ne 25 vjet tranzicion se historia e njerezve te famshem qe ne fillimin e njerezimit daton.

  31. akas permalink
    07/24/2014 11:15

    Ne shqiptaret se durojme dot njeri tjetrin qe nga koha e principatave me ckemi lexuarse durojme kritiken harrojme se te gjithe bejm gabime dhe faje njerez jemi po gjithmone genjejme veten se vetem ne kemi te drejte dhe harrojme se Liria jone mbaron aty ku fillon e tjetrit sikur cdonjeri nga ne te respektoje sadopak tjetrin nuk do ishim ne kete gjendje ku jemi sot me kokefortesi dhe kembengulje per gjera te kota e sharje pa fund e zili e smire per ate qe ka arritur tjetri kush ka mundesi le te shtoje emra dhe le te behet lista sa e madhe qe te jemi krenar per ata qe sjane me e kane lene gjurme e na ruajten gjuhen,per ata qe jetojne tani e japin mund per kete popull me gene te lashta sa vete njerezimi.Une me kete fryme do ti edukoj femijet e mi te jen krenar qe jan Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 620 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: