Hidhu te lënda

Skandali, të verbrit paguajnë taksë për TVSH

04/29/2009

Në çdo vend të botës, ky duhet të konsiderohej skandal. Por, në Shqipëri, qeveria nuk e quan diçka të çuditshme të taksojë të verbrit – njësoj si gjithë të tjerët – për emisione, të cilat ata vetëm mund t’i dëgjojnë

Qytetarët shqiptarë, që janë shpallur nga një komision mediko-ligjor “të verbër”, pra që nuk mund të shikojnë, këtë vit detyrohen nga shteti i tyre të paguajnë para për emisionet televizive të Televizionit Publik (TVSH).

Në çdo vend të botës, ky duhet të konsiderohej skandal. Por, në Shqipëri, qeveria nuk e quan diçka të çuditshme të taksojë të verbrit – njësoj si gjithë të tjerët – për emisione, të cilat ata vetëm mund t’i dëgjojnë, por kurrsesi t’i shohin, në mungesë të shqisës së të parit. 
Sipas këtij ligji, të vetmet përjashtime që njihen zyrtarisht për qytetarët shqiptarë lidhur me taksat kombëtare janë ato që invalidët tetraplegjikë përjashtohen nga pagimi i taksës vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve, ndërkohë që përjashtohen edhe nga pagimi i taksës së mjedisit, për komponentin e taksës së importimit të mjeteve të përdorura, invalidët e veteranët e luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidët e punës, të verbrit, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, kur mjeti importohet për zotërimin e tyre dhe përdoret vetëm për nevoja vetjake e jo për veprimtari private.

/BALLKANWEB/

Ende pa komente

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.