Hidhu te lënda

Bjeri se i bie mire!

04/22/2009

E keni pyetur ndonjehere veten se pse ky gogolizim i madh per komunizmin? Mungesa e lirise se fjales, ndrydhja intelektuale, jetesa ne nje inkubator? Nuk kishte absolutisht liri fjale apo jo!? Besoj per kete jemi te gjithe dakord, madje edhe une qe po shkruaj keto rreshta qe s’e kam perjetuar ate periudhe jam i bindur me aq info sa kam se nuk ka patur absolutisht liri fjale!

Ok, po une po jetoj te ashtuquajturen periudhe demokracie, ku drejt me thene nuk shoh te kete demokraci ne radhe te pare ne partite politike te cilat jane kthyer ne biznese private e funksionimi eshte i njejte me partine meme (PPSH) , drejtuesit e partive aktuale jane zakonisht pjelle e saj dhe mbreterojne ne parti ne menyra analoge me ato te kohes se PPSH-se!

Vetem mjetet kane ndryshuar, jane sofistikuar goxha, por ne themele ngelet gjithsesi parimi i “Qepe, mbylle, urte, sht” !

Tanime nuk shprehen keshtu, jo jo, sepse tani ka liri fjale, madje nuk denohen me mashtruesit, je i lire te shpifesh c’te do kokrra e qejfit se te mbron ligji! Pse kjo!? Per te institucionalizuar mashtrimin? Nje paraprite replike? Nje pergjigje standarte?

C’e kam ne terezi edhe une, grij sallate kot se koti!… Kembana ka, po ka edhe shume ndotje akustike ama, nuk na lejojne te degjojme, ka shume shperqendrime, shume kohe e humbur kot (ndoshta si ky shkrim). Te dehur nga zhurmat, fjalet boshe, diskutime kafeneshe, anti-kulture, anti-sport, mufatje, apati, pirje gjaku… Rinia e sotme shqiptare!

Ka edhe te rinj shume aktive, po po, aktive neper parti te ndryshme politike!!!… Qellimi?! Ja te shohim mos ngelet ndonje cope kocke per ne…

Zgjidhje? Nuk ka, askush nuk e jep nje zgjidhje llokum, te paketuar e gati per konsumim!

Nderkohe une po i bie se i  bie mire…!

Bookmark and Share

Ende pa komente

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.